Sondazhi nxjerr fitues partinë e Mitsotakis në Greqi, Fredi Beleri i dyti më i votuar për eurodeputet

0
13

Me 34% të votave, një sondazh i kompanisë Interview për gazetën Politike në Greqi ka nxjerrë “Demokracinë e Re” të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis fituese, 48 orë përpara zgjedhjeve evropiane të së dielës. Akoma më e thellë është përqindja kur pyetja bëhet për personazhin që është më i përshtatshëm për kryeministër, pasi Kyriakos Mitsotakis del i pari me 40%, i ndjekur nga kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis me 17% dhe Nikos Androulakis me 7%. E frikshme është diferenca e Demokracisë së Re me SYRIZA, me partinë më të madhe opozitare në Greqi që e ndjek me 18%. Në vendin e tretë sipas sondazhit do të renditet PASOK me 13%. I njëjti sondazh ka përllogaritur edhe votën për secilin prej kandidatëve për eurodeputetë të Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s dhe befasi përbën emri i Fredi Belerit. I përzgjedhur nga Mitsotakis si kandidat pasi u dënua në Shqipëri për shitblerje votash, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës renditet i dyti me 30.7% dhe shanset që ai të jetë eurodeputet grek në Parlamentin e ri europian janë relativisht të larta. Një tjetër emër i minoritetit grek në Shqipëri del fitues sipas sondazhit. Ish-peshëngritësi, njëherësh kampioni olimpik për helenët, Pirro Dhima është i 9 me 15.7% dhe i fundit që kalon pragun për eurodeputet. Për Demokracinë e Re: “Eliza Vosenberg 36.5%, Fredi Beleris 30.7%, Vangelis Meimarakis 21.6%, Dimitris Tsiodras 21.2%, George Autias 19.2%, Vassilis Kontozamanis 16.9%, Maria Spiraki 16.5%, Stelios Kymbouropoulos 16.4%, Pirros Dimas 15.7%, Kostas Arvaniti 42.5%, Nikos Farandouris 39.3%, Nikos Pappas 38.7%, Elena Kountoura 32.9%, Dhurata Augeri 17.1%, Sophia Bekatorou 16.9%, Marios Athanasiou 16.6%, Evangelos Antonaros 16.5%.”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here