Socialistët në ankth, më 11 qershor mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, zbardhet axhenda

0
31

Një vit para zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë. Për këtë, kryesocialisti Edi Rama ka thirrur Asamblenë Kombëtare më datë 11 qershor. Takimi i radhës mes socialistëve do të mbahet online, ku është parashikuar fjala e Edi Ramës. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS, Bledi Klosi do të raportojë mbi ecurinë e zgjedhjeve të brendshme në parti. Kjo është Asambleja e katërt që do të mbahet brenda këtij viti, në funksion të riorganizimit dhe energjizimit të Partisë Socialiste. “Datë 11.06.2024, ora 17.00, zhvillohet online mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite: 1. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. 2. Mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti, Blendi Klosi”, njofton PS.

Socialistët në ankth

Nuk përjashtohet mundësia që prej kësaj asambleje kryesocialisti Rama të bëjë disa ndryshime për sa i përket drejtuesve politik në disa qarqe. Mësohet se në Rama po përpiqet të bëjë një analizë në PS duke nisur nga gabimet që disa drejtues të bazës kanë pasur në zgjedhjet e fundit. Do të analizohet puna e tyre në fushatë dhe nëse do të shihet që ka pasure rezultate jo të kënaqshëm do të ketë ndryshime. Nga ana tjetër PS përpara zgjedhjeve të 2025 pritet të pësojë ndryshime të forta në radhët e saj pasi këto do të jenë të detyrueshme. Por këtë nuk do ta vendosë Edi Rama. Do të jenë hetimet e SPAK që do të çojnë në burg socializtë me pozita të larta. Emra si Niko Peleshi, Frida Krifca, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Mirela Kumbaro, apo Ogerta Manastriliu janë nën rrethin e kuq nga SPAK.

Mesazhet e Ramës

Gjatë gjithë kësaj kohe Edi Rama ka treguar se do ua mbyllë derën të gjithë të korruptuarve në zgjedhjet e 2025. Rama ka deklaruar shpesh se nuk mbron asnjë që mendon se mund të përdoret flamuri i PS si letër higjienike për të fshirë korrupsionin. “E dëgjoj shpesh që Rama të lëshon dhe Rama s’të mbron. Unë kam një përgjegjësi të madhe morale, më të madhen pa diskutim. E dini cila është. Nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zbrapsem pse dikujt që i besoj një detyrë, e besoj pa kursim në punë e përbashkët, sepse vetëm bashkë mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku meritojnë fëmijët, i merr emrin pushteti e paraja dhe tradhton jo vetëm besimin tim dhe tuajin, por edhe flamurin e stërgjyshëve dhe bebeve të këtij vendi. Bashkë me flamurin e çdo socialisti. Të cilin sipas atij mësimi të mbrapshtë që qarkullon në atë formën që Rama të lëshon dhe nuk të mbron. Pasi njëri ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur, të tjerët dashkan ta përdorin si letër higjienike, për të fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë”, tha ai. Rama vazhdon të përsërisë  se reforma u bë vetëm falë PS, teksa ua bëri të gjithëve të qartë se nëse kanë telashe me drejtësinë, duhet të përballen të vetëm, pasi ai nuk i del akujt në krah. Madje ai tha se nuk ka asnjë përgjegjësi morale. “Përgjegjësia ime morale është mos lërë dy gurë bashkë që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj klyshi të atij soji të vjetër politik. Jo se nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë kur dëgjoj, jo po se mbrojti jo e lëshon, këdo që ka ngrënë pas shpinës sime, pas partisë e pas një populli të tërë”, deklaron shpesh Edi Rama. Këto mesazhe Rama do t’i përsërisë te Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here