Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka dhënë disa detaje “bombastike” për zhdukjen e Remzi Hoxhës, që familja nuk ia gjeti kurrë eshtrat. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut, kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë, dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar, duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.. Në një intervistë televizive gazetari Artan Hoxha ka treguar arsyen pse u zhduk trupi i tij pa lënë asnjë gjurmë, personat përgjegjës dhe lidhjet e tij me familjen Berisha.
-Si po të duket puna që po bën SPAK, duket sikur ka një lloj selektimi, diku godet nga politika, pastaj krimin e organizuar, po vazhdon me dosjet rast pas rasti në mënyrë spontane apo ka një strategji se ku do të arrijë dhe mënyrën sesi do ta arrijë të tërën?
SPAK-u është vetëm një nga instrumentet në këtë vend. Drejtësia është Gjykata, pasi kjo e fundit jep drejtësi. SPAK-u është duke bërë punën e vetë pasi ka marrë kosto të madhe përsipër, pritshmëria është rritur për shkak të politikës. Por ne po i kërkojmë SPAK-ut të bëj çdo gjë, në një vend ku janë sabotuar plotë instrumente të tjera të drejtësisë. SPAK-u u krijua për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.
-Ka një synim SPAK-u që të çoj shpërbërjen totale të grupeve të mëdha të elementeve shumë të njohur që kanë operuar në shumë vite?
Nëse i referohemi deklaratës së ambasadorit Donald Lu dhe ambasadores Juri Kim, qëllimi primar i SPAK është të ndëshkojë të pandëshkueshmen, të paprekshmit. Objektivi i qartë i SPAK është që brenda një kohe shumë të shkurtër, të kemi një ndëshkim të pjesës së elitës politike që është i përfshirë në korrupsion dhe unë mendoj që dëmin më të madh nuk ia ka sjellë krimi i organizuar por ia ka sjellë politika. Ne jemi një vend që politika që e ka akoma kontrollin e krimit të organizuar.
-Zhdukja e Remzi Hoxhës, është një nga rastet më ekstreme, një njeri që u zhduk nga Sigurimi i Shtetit dhe është ngjarja më e pazbardhur dhe trupi i tij nuk u duk kurrë? Si ka mundësi?
Kjo është një ngjarje shumë e rëndë, e cila ka ndodhur para 29-vitesh. Ngjarje e një qytetari e njëkohësisht dhe biznesmen i cili u rrëmbye në mes të kryeqytetit dhe u provua që u rrëmbye nga Skuadra Operative e SHISH.
-Kujt i interesonte zhdukja e Remzi Hoxhës e për më tepër në këtë mënyrë dhe arsyet?
Remzi Hoxha ishte një nga financuesit e lëvizjes Guerile që po linde në Kosovë. Erdhi në Shqipëri për të qenë një koordinator për Shqipërinë dhe për të ndihmuar ata që kishin probleme e t’i shpëtonin regjimit të Millosheviçit, e pajiseshin me dokumenta në Shqipëri e shkonin drejt Europës. Informacioni për përfshirjen e Remzi Hoxhën në aktivitet që mund të dëmtojë Republikën e Shqipërisë është dhënë nga agjentët e Shërbimit Sekret Serb. Në rastin më të mirë ka rënë në grackën e një dizinformacioni që është dhënë nga Shërbimet Serbe sepse do të ishte fatkeqësi shumë e madhe se kanë bërë bashkëpunim së bashku, Shërbimi Sekret Serb me atë shqiptar. Ka një element që të bën të dyshohet se u mor një qytetar nga Kosova i cili ka qenë në listën e informatorëve të shërbimit serb i cili erdhi në Shqipëri, u paraqit si gazetar austriak e takoi Remzi Hoxhën dhe u paraqit si një shqiptar i Kosovës i cili ishte arratisur nga burgu i Sabaticës, pra kishte ik nga burgu serb. Dhe më pas (Armando Ditermetër) ikën nga Tirana dhe shkon në Sarandë, nëpërmjet punonjësit e të policisë së shtetit të asaj kohe dhe vendos kontakt me kryetarin e PS të Ksamilit, Ziso Kriustopulli i cili ishte po ashtu edhe minoritar grek. Dhe kjo e lidhi skemën që këtu janë të përfshira agjentura greke dhe serbe kundër Shqipërisë. Remzi Hoxha nuk e kishte takuar kurrë Ziso Kristopullin dhe është akuzuar se po sillte armë atje. Madje është akuzuar dhe për zgjedhjet pasi kishte materiale nga Greqia. Të dy këto njerëz u morën dhe u dërguan në Kune Vajin të Lezhës dhe janë torturuar atje. Atëherë u bë e bujshme ku thuhej se kemi një socialist që e kemi me grekët dhe një kosovar që shitej si biznesmen, i cili dyshohej se ishte gisht në atentatin ndaj presidentit të Maqedonisë, Karo Rigoroz, ku i bënë një atentat me mina. Dhe po ashtu, i cili në Shqipëri shërbente për të marrë informacion dhe ua jepte shërbimeve serbe.
-Pse duhej të zhdukej trupi, pse duhej të mos i kthehej familjes?
A do ta vrisnin apo nuk do ta vrisnin, unë këtë nuk e di, por fakti që nuk e pushkatuan por u vdiq në torturë dhe kjo është një gjë e provuar sepse nuk ka kufomë, nuk ka krim. E keqja e asaj historie, është që Remzie Hoxha ka qenë e njohur edhe në rangje politike. Bashkëshortja e Remzi Hoxhës, ka qenë dhe Remziu vetë ku kanë patur njohje direkte me familjen e ish-presidentit të kohës, zotit Berisha. Ai ka patur njohje me disa nga drejtuesit më të lartë të PD në atë kohë, të kryetarit të Kuvendit, me zotin Pjetër Arbnori dhe informacioni për Remziun është kërkuar direkte nga Berisha për shkak të këtyre njohjeve. Por ato zgjodhën rrugën që ta zhduknin ekzistencën e tij sepse në të kundërt duhet të tregonin pse e morën. Për të fshehur pse e morën, ata zhdukën kufomën dhe për një kohë të gjatë nuk pati kufomë. E pastaj historia rrodhi mbrapa.
-Gjallë janë këto njerëz, mund t’i vrasë ndërgjegjja sot në kohërat që kanë ardhur?
Njëri nga ato ka bashkëpunuar pak më mbrapa dhe ka dhënë informacion, tjetri që ka drejtuar direkt operacionin, Ilir Kumbari është në kërkim dhe në Britani, e nuk është gjetur më edhe pse është i dënuar në mungesë. Kjo është një çështje që zyrtarisht dihet që është bërë nga shteti shqiptar. Remzi Hoxha është një hero i kombit shqiptar që ka humbur jetën në atdheun amë në Shqipëri.










































