Google search engine
Home Sport Mbappe u transferua te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka një mesazh

Mbappe u transferua te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka një mesazh

0
246

Kylian Mbappe në mbrëmje u zyrtarizua te Real Madridi, duke bërë bujë gjithandej. Në lidhje me transferimin e tij ka reaguar edhe Cristiano Ronaldo, i cili është idoll i Mbappes.

“I emocionuar për të parë duke e ndezur Bernabeun… Hala Madrid”, është komenti që Ronaldo ka bërë në postimin e Mbappes.

Mbappe në postimin e bërë menjëherë pas zyrtarizimit nga Reali, ka shkruar duke thënë që ka realizuar njërën nga ëndrrat.
25-vjeçari, i cili është golashënuesi rekord i PSG-së me 256 gola në 308 paraqitje, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare në Bernabeu me vlerë 15 milionë euro (12.8 milionë funte) në vit. Ai do të marrë një bonus nënshkrimi prej pak më shumë se 85 milionë nga Reali, i cili do të paguajë tarifën me këste gjatë kohëzgjatjes së kontratës së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here