“RAI 3” zbardh akuzat e Arben Ahmetajt për lidhjet e Edi Ramës me krerët e mafies dhe kush është personi i kontaktit

0
101

Mbrëmjen e djeshme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit “Report” të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama, i cili insistoi të sqarojë për publikun akuzat e emisionit italian. Një vëmendje të veçantë në këtë emision i është kushtuar ndërtimit të kullave të larta që po ngrihen në Tiranë. Një dëshmi e transmetuar në emisionin italian, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po filmohet. Ai akuzon Ramën se përmes Ergys Agasit, krijon lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta “kapo të mafias” Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij. “Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur, po të jap emrin e koordinatorit të tij, Ergys Agasi. Agasi luan rolin e koordinatorit dhe pastaj i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias”, dëgjohet të thotë Ahmetaj. Rama iu përgjigj ish-zvëndësit të tij se ai është kriminel që kërkohet nga drejtësia.

Pjesë nga intervista e Ramës

Rai3:  Tirana është transformuar qëkur ju ishit kryetar bashkie e në vijimësi. Janë ndërtuar kulla shumë të larta fantastike. Si janë financuar këto kulla? Vitin e kaluar, në sektorin e pasurive të paluajtshme, ka pasur një investim me vlerë rreth 3,7 miliardë euro, por, pak a shumë, vetëm 800 milionë vinin nga bankat. Nga vijnë paratë me të cilat…
 
Kryeministri: Para së gjithash, edhe kjo nuk është e vërtetë. Këtu po ndërtojmë. Ka një numër kullash, por është vetëm fillimi. Pas pesë vjetësh, do të kemi shumë më tepër. Kemi angazhuar arkitektët më të mirë të botës. Ka gjashtë apo shtatë fitues të çmimit Pritzker, që punojnë me ne në Shqipëri. Dje isha në Lezhë, ku është vendi që kemi pritur afganët dhe ku do të jenë edhe qendrat dhe, vetëm vitin e kaluar, në Lezhë, iu shitën 500 pasuri të paluajtshme shtetasve të Bashkimit Europian, polakë, spanjollë, çekë, holandezë.
 
Rai3: Po, në Tiranë, 20 për qind e apartamenteve janë bosh.
 
Kryeministri : Kush e thotë?
 
Rai3: Të dhënat zyrtare.
 
Kryeministri : Jo, nuk është e vërtetë.
 
Rai3: Të dhënat nga konsumi i energjisë elektrike.
 
Kryeministri : Jo. Po ju them diçka
 
Rai3: Është nga operatori juaj elektrik.
 
Kryeministri: Prisni, se jeni ndotur së tepërmi nga burime informacioni, që janë të njëanshme dhe ndaj duhet të vendosim pak ekuilibër.
 
Rai3: Janë të dhëna objektive,
 
Kryeministri : Atëherë, e para, ne kemi dalë nga lista gri e Moneyval-it, pikërisht sepse kemi një regjim shumë të fortë kundër pastrimit të parave nga ky këndvështrim. E dyta, shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë më shqiptarët që pastronin shtëpitë ose vilnin frutat e që mund t’i trajtonin si skllevër. Janë persona që sot i paguajnë buxhetit italian vlera mjaft të konsiderueshme. Janë thuajse 40 mijë biznese të krijuara nga shqiptarët. Dhe ne shqiptarët jemi si ju, italianët. Ju jeni shqiptarë të veshur me Versace dhe pikë! Lërini Rafaelon, Leonardon e të tjerët se nuk keni pikë lidhje me ta, për ta thëne deri në fund siç është, edhe pse keni mendimtarë të mëdhenj, intelektualë të mëdhenj.

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?  “RAI 3” zbardh akuzat e Arben Ahmetajt për lidhjet e EdiKryeministri:  Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.
 
Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.
 
Kryeministri: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Kryeministri: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.
 
Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.
Kryeministri: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.
 
Rai3: Po, a është e vërtetë apo jo që ju keni takuar figura të krimit të organizuar shqiptar.
 
Kryeministri:Do ju them diçka, se është ajo çka e bëri të neveritshëm reportazhin tuaj.

Rai3: Megjithatë, unë jam këtu për të dëgjuar mendimin tuaj.
 
Kryeministri: o t’ju them këtë. Që nga romakët, civilizimi ynë e ka zgjidhur këtë problem. I takon barra atij që akuzon të paraqesë provat, jo të akuzuarit, sepse, nëse unë ju akuzoj tani ose nëse ju bëj një pyetje të  pafajshme, po që është e rëndë: “Më falni, mos ju ka paguar gjë Becchetti?” Ju takon juve ta vërtetoni apo më takon mua ta vërtetoj? Atëherë, nëse unë jua bëj këtë pyetje, ju do thoni: “Sigurisht që jo.” Po nuk është kjo mënyra për të ushqyer publikun, sepse, ndërkohë, po t’jua bëj këtë pyetje, publiku do të nisë të mendojë me vete, “ëhëëë”, pasi, përgjithësisht, qenia njerëzore është shumë herë më e prirur të tërhiqet gënjeshtrat sesa të vërtetat. Në shumicën e rasteve, të vërtetat janë të mërzitshme, nuk përbëjnë lajm; gënjeshtrat ndërkohë janë argëtuese, përbëjnë lajm dhe, pastaj, të gjithë politikanët janë të korruptuar, të gjithë politikanët janë kriminelë. Atëherë, pse jo, edhe krerët e organizatave kriminale kanë ardhur këtu dhe unë vizatoj,  ndërkohë që ata më vinin përpara hartat e tyre të trafiqeve. Do ishte një film i bukur.

Rai3: Unë, sidoqoftë, jam gazetar dhe marr në intervistë kriminelë dhe jokriminelë, ndërkohë ju, si kryeministër, nuk duhet të takoheni me kriminelë.

Kryeministri : Unë nuk takohem me kriminelë, në rregull? Kjo është fyese.

Rai3: Atëherë, distancoheni nga Luftar Hysa?

Kryeministri : Unë as që e di kush është, në rregull? Nuk e di as kush është. Kam takuar njerëz, e përsëris, shumë njerëz, shqiptarë që ikin e vijnë, që duan të takohen, të shohin, me miq e me të tjerë. U thuhet, “në rregull, ejani, çfarë do bëni, si do e bëni”, etj. Megjithatë, fakti që një person edhe në qeveri apo një person që vjen nga jashtë, del nesër që është i kalbur nuk më bën mua përgjegjës që e kam takuar atë apo kam takuar dikë tjetër. Pra, kjo është mënyra sesi bëhet një gazetari që bën pis, që bën pis, sepse…

Rai3: Jo, nuk bën pis, sepse tani do ju bëj këtë pyetje. Duke qenë se tani e dini kush është Luftar Hysa, do ia anuloni koncesionin për kazinonë?   
Do e anuloni lejen për Valona Construction, që, sipas autoriteteve kanadeze, është kompania guaskë e Hysës?

Kryeministri : Më fal, e para fare, unë as nuk jap, as nuk anuloj koncesione apo çfarëdo që të jetë.

Rai3: Po keni post shtetëror.

Kryeministri : Më fal, po unë nuk jam shteti, jam Kryeministri. Shteti ka strukturat e veta, ka administratën e vet, sepse është siç e thashë më parë. Pra, krimineli italian, i cili është dënuar këtu me 17 vjet, i është drejtuar gjykatës për një problem, që, sipas tij, është krijuar nga ne, ndërkohë që ai pastronte para dhe ka përdorur një fjalë timen, postuar në Tëitter, pasi ishte shprehur prokuroria, si presion kundër lirisë së shtypit. Pra, duhet kaluar përmes rrugës gjyqësore, përmes rrugës institucionale për çdo subjekt, për gjithçka, sepse hetimet janë një gjë, proceset gjyqësore janë një gjë tjetër, vendimet e formës së prerë nga gjykatat janë diçka tjetër dhe po te dilet me shpatë e të flitet qesim, pastaj e gjen veten në situata shumë të parehatshme nga këndvështrimi i shtetit.

Rai3: Pra, duke qenë se keni dhënë një koncesion, keni nisur hetim për këtë shoqëri?

Kryeministri :  Ju po më thoni një gjë që vetëm tani e marr vesh, se po ma thoni ju, se as nuk jam në dijeni të kësaj gjëje. Jua përsëris, edhe njëherë, ne, shteti shqiptar nuk jep koncesione, nuk u jep leje, nuk iu jep asgjë kriminelëve. Pastaj, nëse ndokush del se është një person që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për afera, siç ndodh në Itali çdo muaj, ju nuk do ta merrnit kurrë guximin të thoshit, “atëherë, për këtë, kryeministrja italiane që është takuar me atë njeri, është një kriminele”

Rai3: Po, po, kur më pas zbulohet se ka një hetim ndërkombëtar, pezullohet aktiviteti i këtyre shoqërive tregtare, nëse dyshohen si mafioze, që do të thotë se, nëse janë mafioze, nuk ka nevojë as për proces gjyqësor.

Kryeministri : Edhe njëherë, se po i shtojmë fjalë…

Rai3: Jo nuk dua të shtoj gjë.

Kryeministri : … për këtë. Ju po përpiqeni ta çoni intervistën në drejtimin që doni, që do të thotë, të vazhdoni të këmbëngulni te emisioni i mëparshëm, që këtu ka një histori kriminelësh, një histori personazhesh të errëta e kështu me radhë.

Rai3: Nëse kryeministrja italiane do të takohej me njeriun që pastron paratë për kartelet meksikane, do i bëja pyetje të përsëritura breshëri vetëm për këtë aspekt.

Kryeministri : E kuptoj.

Rai3: Kështu që, nuk ka të bëjë me ju e me Shqipërinë.

Kryeministri : E kuptoj, por po jua përsëris. Unë nuk kam takuar asnjë pastrues të asnjë lloj paraje të asnjë pale. Unë jam takuar me shqiptarë, të cilët kanë ardhur tek unë, më kanë thënë që kishin synim të zhvillonin diçka dhe iu kam thënë: “Bëni si të doni, ligji dhe rrugët janë të qarta”. Dhe nuk me duket që ndokush të ketë përftuar ndonjë gjë si favor. Pastaj, nëse del se dikush është i bërë pis, atëherë, këtu ka ligje. Është sekuestrimi, është një gjë a një tjetër. Po është krejt ndryshe, domethënë nuk vjen prej meje.  Është drejtësia, është…)
 
Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama…

Kryeministri : Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
 
Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
 
Kryeministri : Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.
 
Rai3: Dëgjoni, ju keni një raport të shkëlqyer me Xhorxha Melonin. Keni pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë kryeministrat, veçanërisht me Massimo D’Alema-n.
 
Kryeministri: Po.
 
Rai3: Massimo D’Alema, është një këshillues i juaji, ju e keni emëruar këshilltar.
 
Kryeministri: Jo, nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor.
 
Rai3: Ah, është mentor.
 
Kryeministri: Po. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi.
 
Rai3: Edhe D’Alema ka ardhur në Shqipëri për të bërë tregti.
 
Kryeministri: Çfarë tregtie? Çfarë ka bërë.
 
Rai3:  Ka ngritur një shoqëri lobimi.
 
Kryeministri: Po ç’tregti?!
 
Rai3: AEI
 
Kryeministri: E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për… Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu!
 
Rai3: Po ka themeluar një shoqëri lobimi. D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali dhe ka themeluar edhe këtu një. AEI quhet.
 
Kryeministri: AEI
 
Rai3: AEI quhet.
 
Kryeministri: Unë di që ai punon për Ernst & Young në Itali.
 
Rai3: Ka një shoqëri lobimi edhe në Itali.
 
Kryeministri: Dhe nuk është shoqëri lobimi.
 
Rai3: Jo, ai ka një shoqëri lobimi të tijën në Itali.
 
Kryeministri : Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.

Rai3: Nuk është not në baltë, sepse një ish-ortak i tiji, Consulcesi.
 
Kryeministri: Kush është?
 
Rai3: Consulcesi, që ka hapur një shoqëri trajnimesh.
 
Kryeministri: Ish-ortak i kujt?
 
Rai3: I D’Alema-s
 
Kryeministri: Po, unë nuk e di…
 
Rai3: Massimo Tortorella. Ju keni marrë pjesë në vitin 2019 bashkë me D’Alema-n në përurimin e kësaj shoqërie, të këtij filiali në Tiranë, i cili, edhe në Itali, ka treqind-katërqind punonjës.
 
Kryeministri: E pastaj?
 
Rai3: Në atë rast, Ministrja e Shëndetësisë shpalli të detyrueshëm formimin profesional për mjekët, në mënyrë që të ushtrojnë profesionin.
 
Kryeministri: E pabesueshme! E pabesueshme!
 
Rai3: Pse?
 
Kryeministri: E pabesueshme! Ne duam, kemi dashur të shfrytëzojmë një ekselencë italiane, për të kryer një proces aftësimi, të themi, të rritjes së aftësive në sektorin tonë shëndetësor dhe kjo kthehet në një problem?
 
Rai3: Jo, nuk është problem. Është thjesht një rrethanë që më bën kureshtar, që ish-ortaku i Massimo D’Alema-s hap një shoqëri këtu dhe kjo shoqëri, në momentin që hapet, ka një vendim që e favorizon njëfarësoj, edhe në raport me subjekte të tjera….
 
Kryeministri: Po pastaj çfarë ndodhi?
 
Rai3: Nuk e di, për këtë po ju pyes.
 
Kryeministri: Më vjen keq, po nuk ndodhi asgjë. Më vjen keq, duhej të ndodhte, po ja që nuk ndodhi.

Rai3: E botuam përgjigjen në faqen e internetit.
 
Kryeministri: Jo, botimi në faqen e internetit erdhi më pas, kur ne ngritëm zërin. Po të mos kishim ngritur zërin, publikimi nuk do të ishte bërë.
 
Rai3: Nga këndvështrimi gazetaresk, përgjigjja ishte.
 
Kryeministri: Nga këndvështrimi gazetaresk, ajo është një pocaqi dhe ju u shprehët se kishte refuzuar të përgjigjej. Ndërkohë, kishit marrë të gjitha përgjigjet. Unë kam parë që…
 
Rai3: Kjo është një intervistë dhe ju po më përgjigjeni.
 
Kryeministri: Më fal, ju e keni bërë kërkesën me shkrim dhe kur e çuat kërkesën me shkrim, nuk thoshit që i dua përgjigjet edhe me gojë. I kërkuat me shkrim? I morët përgjigjet me shkrim. Dhe, jo vetëm që nuk i publikuat, dhe jo vetëm thatë që ai nuk ju ishte përgjigjur, po kur folët për gjërat e tij, thatë gënjeshtra. Gënjeshtra. Në rregull? Dhe, jo vetëm gënjeshtra, por e nxorët në një dritë të tillë, që shoh se, sipas jush, është e vetmja mënyrë për të hetuar, po nuk është e vërtetë, sepse nuk do të ishte mëkat nëse një hetim do të shkonte edhe në favor të të hetuarve tuaj. Domethënë, nuk duhet të keni gjithnjë ju të drejtë, që hyni për të gjetur fajtorë dhe tani njerëzit janë fajtorë, sepse ju duhet të justifikoni punën tuaj. Mund të bënit një hetim dhe, në fund, të thoshit “jo, Shqipëria nuk është narkoshtet”, sepse kjo është fyerje për një popull dhe fyerje për një vend.
 
Rai3: Këtë e kemi thënë, që ka akuza se është narkoshtet, nuk kemi elementet për të thënë që është narkoshtet. Në fakt, nuk jam këtu për t’ju thënë që jeni narkoshtet.
 
Kryeministri: Aaa, paska akuza! Akuza ka edhe që Italia është një narkoshtet, atëherë, çfarë do të thotë kjo?
 
Rai3: Do të ishte një akuzë shumë e drejtë, sipas këndvështrimit tim.
 
Kryeministri: Sipas jush?
 
Rai3: Është një shtet ku prania mafioze është shumë e fortë, mbi të gjitha, në institucione.
  
Rai3: Nga momenti që po ju them se prania e mafies është e fortë dhe madje edhe lidhjet me qeverinë tuaj. Ka shumë eksponentë të shumicës suaj, të qeverisë suaj, që janë arrestuar e madje edhe dënuar – ndjesë, më lejoni vetëm 30 sekonda – janë dënuar për raporte me mafien. Ka artikuj të shtypit ndërkombëtar, madje edhe qëndrime të mbajtura nga Senati dhe Kongresi amerikan, që i denoncojnë këto rreziqe. Unë do ta shihja si një mundësi që unë, si shërbimi publik italian po ju jap për t’iu shpjeguar shikuesve italianë cila është e vërteta nga këndvështrimi juaj, pra, për të sqaruar atë që për ju është keqkuptim. Përse thoni që po hedh baltë? Unë po ju vë përpara një mikrofon dhe një telekamerë. Po ju jap hapësirë në emisionin tim që të mund të shprehni qëndrimin tuaj.
KM: Dëgjoni, unë  nuk ju thashë që po hidhni baltë me pyetjet. Unë fola për programin. Nuk fola për pyetjet. Nuk ka pyetje të fajshme.
 
Rai3: Shkëlqyer.
 
Kryeministri: Por ekziston liria edhe për të folur për pyetjet, mirë? Por unë nuk thashë që pyetjet janë baltë. Ju tani sapo thatë një gënjeshtër tjetër.
 
Rai3: Thatë që kam hedhur baltë vetëm se përmenda gjëra që kam hasur, vetëm për këtë më thatë që kam hedhur baltë.
 
Kryeministri: Jo, jo. Më lini të mbaroj. Tani sapo thatë një gënjeshtër tjetër. Thatë “shumë eksponentë të qeverisë suaj”. Kush janë këta?
 
Rai3: Ka qenë një ministër i Brendshëm.
 
Kryeministri: Ah, një.
 
Rai3: Ishte ministri pasardhës, Xhafa, që nuk kishte gabuar, po dha dorëheqjen menjëherë më pas. Është ministri aktual i Brendshëm. Ka një bisedë midis dy krerëve të mafies, të cilët thonë: “E dimë kush do jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm dhe përmendin emrin e Taulant Ballës. Më falni.
 
Kryeministri: Më fal, po që ti thuash këto gjëra duhet të jesh i pafytyrë. Unë nuk arrij dot ta imagjinoj sesi mundet shërbimi italian të tregojë këtë fytyrë… Pra, ato gjëra që po thoni janë të pakonceptueshme. “Shumë eksponentë” dhe pastaj flet për një ministër të Brendshëm, vite më parë dhe pastaj shton Fatmir Xhafën, njeriu i cili dha dorëheqjen në mënyrën më qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë.
 
Rai3: I vëllai ishte i dënuar në Itali.
 
Kryeministri: Do më lini të mbaroj?
 
Rai3: Absolutisht, po.
 
Kryeministri: Jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë, po thjesht për një çështje morale. Në rregull? Pas një sulmi me baltë, për të cilin ka një proces gjyqësor që vazhdon dhe përbaltësi që ishte në vijë të parë është dënuar nga gjykata e shkallës së parë. Bën pjesë në grupin politik që e furnizon me këto gjëra.

Rai3: Pse është gjysmë e vërtetë. Ka një dokument për dhurimin e tokës dhe kemi intervistuar protagonistin e drejtpërdrejtë, është Lisi, ish-kreu i Interpolit.
 
Kryeministri: Më falni, unë i kam lexuar të gjitha dokumentet, falë jush, sepse ju nuk ia lexuat publikut italian, se aty i kishit të tre. Atëherë, këtu bëhet fjalë për një histori krejt ndryshe dhe ju flisni edhe njëherë për një narkotrafikant, flisni për  një person…
 
Rai3: …për drejtësinë italiane, Artur Shehu është i dërguar në gjykatë.
 
Kryeministri: Flet për një njeri që unë nuk e njoh.
 
Rai3: Artur Shehu.
 
Kryeministri: Mund edhe ta njihja, nuk është… por nuk më rezulton të jetë një person i dënuar, nuk më rezulton. I dërguar për gjykim është një gjë, i dënuar është gjë tjetër.
 
Rai3: Kreu i Interpolit nuk mund të marrë tokë nga dikush që është nën hetim.
 
Kryeministri: E para kjo. E dyta, flisni për diçka që është e pavërtetë, sepse nuk ka pasur asnjë ndërveprim, asnjë ndërveprim, në rolin e avokatit, nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave me këtë subjekt kur ishte avokat. Dhe këtë nuk e thatë në program.
 
Rai3: Është ajo që na tha Lisi.
 
Kryeministri: Jo, jo
 
Rai3: Na konfirmoi ndërveprimin, nuk tha që ishte takuar me narkotrafikant sepse personi i ndërmjetëm ishte arrestuar… nuk e di si e kishte emrin.
 
Kryeministri: Koka juaj është e mbushur plot me emra dhe nuk po dini më as ku t’i vini. Unë nuk dua t’ia di për emra.
 
Rai3: Po emri i ndërmjetëm është me interes, se është me interes për Artur Shehun, e njeh shumë mirë Engjëll Agaçin.
 
Kryeministri: Nuk më interesojnë emrat, nuk i njoh. Unë flas për fakte.
 
Rai3: Mirë, pra.
 
Kryeministri: Unë flas për faktet.
 
Rai3: Edhe unë.
 
Kryeministri: Jo, ju nuk flisni për faktet, ju flisni vetëm për gjysmë të vërteta që janë gënjeshtrat më të mëdha.
 
Rai3: Akoma nuk më keni thënë se cila është gënjeshtra, gjysmë e vërteta.
 
Kryeministri: Ç’hyn tani një avokat, që është marrë nga një grup personash të besuar të një të vdekuri që kishte pasur prona në Shqipëri, me origjinë shqiptare, i cili kishte prona në Shqipëri.
 
Rai3: E thamë.
 
Kryeministri: Ai kishte një prokurë nga gjykata për të ushtruar detyrën e vet si avokat, që nuk e ushtroi më kur u bë Sekretar i Përgjithshëm. Ç’hyn ai me këtë historinë e gjeneralit këtu, gjeneralit atje. Ç’lidhje ka? Pse keni vënë në mes një avokat, i cili nuk ka lidhje kurrkund me gjithë pjesën tjetër të historisë, që as nuk e njoh dhe as nuk më intereson. Sepse donit të provonit – dhe prapë doni ta bëni, e shoh, e parafytyroj tani edhe serinë e re – doni të vazhdoni të provoni që Xhorxha Meloni ka bërë një marrëveshje të gabuar me një qeveri plot hije. Dhe kjo është e turpshme! Mirë? Sepse nuk përkon me të vërtetën dhe përbëhet nga gjysmë të vërteta. Më flisni për ministrin e tretë të Brendshëm që është sot dhe më thoni, “në një telefonatë midis dy…”. Ku di gjë unë për telefonata… Jo, më falni. Ku di gjë unë për telefonatat midis personave që mund të thonë, “O, e takova unë atë. Kam takuar Edi Ramën, më tha, i thashë…”. Po ku e di unë këtë? Po si mund t’i nxirrni kështu këto gjëra? Ajo telefonatë, për të cilën folët, duhet jetë e lidhur me fakte. Pastaj, nëse faktet e mbështesin, në rregull. Po si mund të merren në dosje telefonata, kjo, ajo, dhe të dalësh e t’i thuash publikut, “ka pasur një telefonatë”. Ka pasur një telefonatë? Po çfarë pastaj? Unë hap telefonin – dhe ka raste që nuk njoh as numrat – hap telefonin dhe flas. Fakti duhet ndjekur. Domethënë, çfarë ka ndodhur më pas? Unë, tani, po mësoj çfarë do të thotë demokraci.

Rai3: Po iu mëson të tjerëve…

Kryeministri: Jo, jo. Po e mësoj unë.

Rai3: Ah, ju.
 
Kryeministri: Duke ju parë juve, unë po mësoj çfarë do të thotë ta mbrosh demokracinë nga gjysmë të vërtetat. Sepse, në emër të demokracisë dhe të lirisë, gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat ditët e sotme kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme. I kuptoj rrjetet sociale, i kuptoj, po ky është shërbimi publik italian. Po si bëhet kjo, si bëhen gjëra të tilla?!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here