Evi Kokalari nxjerr prapaskenat e forta, ja korrupsioni i vazhdueshëm i kupolës 33-vjeçare në Shqipëri

0
93

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari është e bindur se ndërtimi i kullës ‘Mali i Tiranës’ në qendër të Tiranës që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme fsheh korrupsion shumë të madh ku janë të përfshirë të gjitha palët politike . Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kokalari është shprehur se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, madje në denoncimet e saj ajo ka thënë se në tavolinë kanë qenë pjesë dhe këto të 2025-ës. Kokalari ka thënë se Kulla e Tiranës që është pjesë Shkëlzen Berisha kap vlerën e mbi 100 milionë dollarëve. “As nuk me intereson çfarë ka bere Berisha përpara 2013. Me intereson vetëm zgjedhjet e 14 Majit, Kulla Malit dhe toka qe i ishte dhënë fillimisht nga qeveria Berisha Hajdin Sejdisë, dhe përfundoi në duart e Shkëlzenit. Ajo tokë me çfarë po ndërtohet aty ka vlere (pa frikë) $100 million+. Ja, ky është korrupsioni i vazhdueshëm i kupolës 33 vjeçare!”, u shpreh ndër të tjera Kokalari.

Denoncimet e Kokalarit

Pak kohë më parë ajo tha se të ndërtosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesësh votën e demokratëve që të mbështetën, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracisë, por duhet në mënyre absolute të denoncohet në SPAK & DASH. “1-Ilir Shpufi është ortak dhe funksionon me paratë e Shkelzen Berishës. Nëse jo, Nova Construction të bëjë publike të gjithë financat e kompanisë, hyrjet dhe daljet e parave për 15-20 vitet e fundit. 2-Ky projekt është paraqitur për aprovim tek Rama vitin e kaluar kur të gjithë politikisht po bëheshin gati për garat e Bashkive, dhe leja e ndërtimit është aprovuar ne 8 Mars 2023, vetëm një jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bënte pazare me Ramën siç bënte Alibeaj. Shanset janë që Këlliçi nuk ishte i vetmi që iu ofrua në pjatë të argjendë Ramës & Velias. Protestat para kryeministrisë po ngrinin pazarin. Çdo bashki kishte një çmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opozitën, nuk lanë në tavoline vetëm bashkinë e Tiranës. Ne fakt, ky projekt është shumë me i madh, dhe vetëm nga kjo besoj se shanset janë këta nuk kanë shitur vetëm zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025. Të ndërtosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesësh votën e demokratëve që të mbështetën, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracisë, por duhet në mënyre absolute të denoncohet në SPAK & DASH. Për sa i përket përgjigjeve të klanit te Berishës, jam e sigurt që kanë kohe që përgatiten për këtë situatë, prandaj e vetmja mënyrë për te vërtetuar që janë të pafajshëm, bëhet duke verifikuar që Shkëlzen Berisha dhe Ilir Shpufi s’kanë lidhje biznesi bashkë. Është kaq e thjeshte”, tha Kokalari.

Hetimet e SPAK

Altin Dumani konfirmoi vitin e kaluar se SPAK ka nisur hetimet për kullën në qendër të Tiranës. Çështja është hapur pas denoncimit të Partisë Demokratike e cila dorëzoi më 8 gusht të 2023 një padi duke i vënë në dispozicion drejtësisë të gjitha provat që kanë siguruar. Në dosjen që ndodhet në tavolinën e SPAK përmenden të gjithë personat e përfshirë në aferë, që nga leja, si është financuar, cila është kompania, cilat janë të ardhurat e kompanisë, funksionarët që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion pasiv në procedurat për ndërtimin e kullës. Mësohet se ky kallëzim është depozituar për 3 vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.

Detajet nga dosja e SPAK dhe emrat që po hetohen

Po kush janë emrat e rrezikuar dhe pse mund të fundosen pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur”. PD ka kallëzuar në SPAK, Edi Ramën, kryetar i Këshillit Kombëtar të territorit dhe Kryeministër i Shqipërisë, Erion Veliajn, kryetar i Bashkisë Tiranë, Shoqërinë “Novo Construction 2012” shpk me adresë rruga Kajo Karafili (mbas lidhjes së Shkrimtarëve Tiranë), biznesmenin Ilir Shtufi, që thuhet se ka lidhje të ngushta me Shkëlzen Berishën, si dhe çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana e PD, por që me veprime apo mosveprime konkrete, rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale. Pra gjatë hetimeve mund të dalin në prapaskenë dhe politikanë që financojnë apo dhe biznesmenë të tjerë. Në skanerin e SPAK janë lidhjet e njërit prej ortakëve fitues në këtë projekt, Gerian Kukës, me Klodian Zoton në Inceneratorin e Fierit, si dhe akuzat për mashtrim me rimbursimin e TVSH-së. Në sajë të këtij procedimi pritet që të thirren edhe pronarët e trojeve pranë këtij ndërtimi, të cilët, sipas tyre, kanë tashmë edhe çështjen e humbjes së mundësisë për të zhvilluar pronën, për shkak të shmangies së ndërtimeve të tjera pranë “Malit të Tiranës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here