Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë, SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë

0
37

Prokuroria e Posaçme nuk do të ndalet vetëm me goditjen e personazhve të njohur të botës së krimit. Mësohet se të tjera përgjime të “SKY ECC” që kanë në duar prokurorët e SPAK, por edhe një pjesë që ende i ka Belgjika dhe Franca duket se do të shpërbëjnë kastën e vjetër politike të korruptuar në Shqipëri. Gazeta “SOT” ka mësuar se një pjesë e dosjeve që sollën në SPAK prokurorët francezët e belgë do të çojë në pranga dhjetëra punonjës policie, zyrtarë të lartë, ministra, deputetët, kryetar bashkish, drejtues bankash, pronar mediash dhe gazetarë. Kjo pasi arrestimet e fundit janë vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate ku krimi është bërë njësh me shtetin dhe politikën, pritet që të kemi një furtunë të madhe në Shqipëri në të gjithë sektorët.

Çfarë paralajmëroi Belgjika?

Gazeta “SOT” publikoi para pak ditësh një lajm nga media belge “Europe Right Noë”, e cila bëri një analizë me të gjitha problemet e procesit të hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.  “Është domethënëse që prioritetet e presidencës belge përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, i cili, duke synuar grupet kriminale shqiptare dhe korrupsionin, mund të ndalojë negociatat. Në skandalin e ashtuquajtur “Metamorfoza” (hakimi i aplikacioneve të komunikimit të koduar të Sky dhe EncroChat të përdorura gjerësisht në qarqet kriminale, mesazhe që konfirmojnë lidhjen e biznesmenëve dhe politikanëve shqiptarë me krimin e organizuar) autoritetet belge nuk i kanë dhënë ende të gjitha provat. Megjithatë, është e mundur që ajo të ngrihet në kontekstin e presidencës së Belgjikës në BE. Çështja e krimit të organizuar shqiptar mund të ngrihet edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare (dhe PE) në fund të presidencës belge”, thuhej në artikull. Pra Beligjka nuk i kanë dhënë ende të gjitha provat, pasi sipas tyre ka emra “VIP” të përfshirë në krim.

SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë

Hetimet e SPAK vazhdojnë. Policia pritet të jetë në qendër të skandaleve, pasi  verifikimi i bisedave në aplikacionin “SKZ”, ka sjellë sekuestrimin e një aparati telefonik të një prej eksponentëve të lartë në Policinë e Shtetit, që shërben pranë Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organziuar. “Ora Neës” ka mësuar se SPAK, po ndjek një rast të hetimit të një grupi kriminal në Durrës, që ka si specialitet trafikun e lëndeve narkotike nga vendet e Amerikës Latine në Shqipëri dhe më pas në BE. Lidhja e këtij grupi kriminal me zyrtarin e lartë të Policisë së Shtetit, ka dalë në bisedat e kryera në aplikacionin “Sky”. Për të kryer hetime më të thelluara dhe sqaruar plotësisht lidhjen e zyrtarit të Policisë së Shtetit me drejtuesit e grupit kriminal, me urdhër të SPAK oficerë të BKH-së kanë sekuestruar aparatin e telefonit të përdorur nga zyrtari i policisë. Ende nuk dihet rreth detajeve të këtij hetimi, por baza e kësaj çështje janë bisedat e zhvilluara në “SKY” prej disa nga personat e botës së krimit në qytetin e Durrësit. Aktualisht në SPAK, falë bisedave në aplikacionin “SKY” janë rregjistruar dosje penale ndaj Plaurent Dervishaj dhe anëtarëve të grupit të tij, anëtarëve të grupit të Xhevdet Troplinit alias “Poja”, anëtarëve të grupit të Aleksandër Lahos alias “Rrumit” dhe grupit të Avdylajve në Shijak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here