Rikthehet ankthi për Olta Xhaçkën, Gjykata Kushtetuese shqyrton për herë të dytë çështjen e mandatit

0
68

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor, duke rikthyer kështu ankthin për ish-ministren e Jashtme. Mandati i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, edhe pse ka një vendim kundër të Parlamentit, u ridërgua sërish në Gjykatën Kushtetuese nga 44 deputetë të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën tha për mediat se çështja duhet marrë në shqyrtim nga Kushtetuesja me urgjencë, pasi sipas tij, bëhet fjalë për dinjitetin e tyre. Në Gjykatën Kushtetuese nga ana e opozitës është kundërshtuar vendimi nr. 41/2024, datë 11.04.2024 i Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin e Mocionit në Gjykatën Kushtetuese” dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi. Gjithashtu, kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete sesi zgjidhet ky konflikt dhe sesi ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet ku mazhoranca me votim ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen. Si pasojë e këtij konflikti kushtetuese grupi parlamentar i PD kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të bënte edhe një interpretim përfundimtar të neneve 70, pika 1 dhe 4; 73, pika 1; dhe 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke individualizuar edhe përgjegjësinë e deputetëve në rastet kur pengohet zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë theksojmë se padia për mandatin e ish-ministres së Jashtme u dorëzua pak ditë më parë nga deputeti Gazment Bardhi në Gjykatën Kushtetuese. Pas depozitimit të padisë Gazment Bardhi u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të mblidhet pa zgjatur proceduar, sipas tij, për të “vendosë në vend dinjitetin përdhosur nga mazhoranca”. “Është në nderin e kësaj gjykate që pa asnjë vonesë, pa zgjatur proceduar me muaj të tërë të mblidhet dhe të vendosë në vend dinjitetin përdhosur nga mazhoranca të anëtarëve të Kushtetueses, Nuk ka ndodhur kurrë të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Kushtetuese”, deklaroi Bardhi. Sakaq kujtojmë që Parlamenti votoi më 11 prill 2024 kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Me 72 vota kundër të mazhorancës dhe 39 vota pro të opozitës, Kuvendi vendosi kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Vetë Xhaçka mohoi çdo akuzë, për përfitime të paligjshme apo konflikt interesi, ndërsa theksoi se bashkëshorti i saj ka vetëm status të investitorit të asistuar dhe jo atë të investitorit strategjik të veçantë. Sakaq Në praktikën e mëparshme parlamentare, Kuvendi ka dërguar për interpretim në gjykatë mandatet e deputetëve kur ndaj tyre ka pasur akuza apo indicie se kanë shkelur nenin 70 të Kushtetutës që ndalon deputetët të përfitojnë nga të mirat publike. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka apeluar disa herë kur është pyetur për rastin “Xhaçka” që vendimet e kësaj gjykate janë përfundimtare dhe të zbatueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here