Google search engine
Home Politike Vizita në Athinë, kryeministri Rama publikon adresën ku pritet të mbahet takimi:...

Vizita në Athinë, kryeministri Rama publikon adresën ku pritet të mbahet takimi: Moment i veçantë krenarie!

0
100

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një ftesë për të marrë pjesë në takimin që ai do të zhvillojë me emigrantët në Athinë.

Kreu i qeverisë ka njoftuar edhe adresën se ku do të mbahet takimi, në stadiumin Galatsit në orën 11:00.

Rama fton të gjithë shqiptarët në Athinë dhe rrethinat që ti bashkohen këtij mitingu, siç shprehet ai të kalojnë bashkë këtë moment krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here