Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas shkrimit të medias greke për gjyqtaren Irena Gjoka, Prokuroria vihet në...

Pas shkrimit të medias greke për gjyqtaren Irena Gjoka, Prokuroria vihet në lëvizje

0
93

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje, pasi mediat greke kanë shkruar se gjyqtarja Irena Gjoka është dënuar në vendin fqinj për falsifikim dokumentesh.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria i ka nisur KLGJ-së kërkesë për verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa është dërguar që më 19 prill 2024.

Në përgjigje, KLGJ i ka vënë në dispozicion të gjitha dokumentacionin e zonjës, përfshirë dhe formularin e vetëdeklarimit.

Irena Gjoka, e cila është aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është vendosur sërish në qendër të mediave greke, teksa akuzohet për falsifikim dokumentesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here