Djali i Remzi Hoxhës nxjerr detajet “bombastike”: Ja informacionet komprometuese që zbuloi babai im për Sali Berishën dhe Gazideden

0
53

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës kanë propozuar emërtimin e një rruge në kryeqytet me emrin e Remzi Hoxhës. Vendimi është miratuar dje nga Këshillit Bashkiak i Tiranës, ku anëtarët socialistë miratuan me shumicë votash dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti, partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe emërtimi i një rruge në Tiranë me emrin e Remzi Hoxhës, biznesmenit të zhdukur në vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës.

Reagimi

Ky vendim është mirëpritur nga familja e ish-ndërmarrësit dhe aktivistit të çështjes kombëtare. I biri i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, ka thënë se emërtimi i rrugës është homazh dhe nderim për jetën e të atit të tij dhe kujtesë e angazhim për drejtësi dhe të vërtetën. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai nxjerr detajet “bombastike”, teksa tregon informacionet komprometuese që zbuloi babai i tij për Sali Berishën dhe Bashkim Gazideden, ndërsa zbulon edhe si e rrëmbyen të atin në mes të Tiranës agjentët e Shëbrimit Informativ Kombëtarë (SHIK). “Edhe Tirana emërton një rrugë për nder të babait tim Remzi Hoxha. Jemi krenarë t’ju njoftojmë se një rrugë në Tiranë tashmë ka marrë zyrtarisht emrin e babait tim, Remzi Hoxha, duke iu bashkangjitur qyteteve të tjera si Prishtina, Ferizaji, Kaçaniku, Shkupi dhe tani Tirana për të nderuar kujtimin e tij. Remzi Hoxha, i lindur në Shkup, ishte një ndërmarrës i respektuar dhe aktivist për çështjen kombëtare shqiptare në Kosovë dhe më gjërë. Ai u zhvendos në Shqipëri për të shpëtuar nga persekutimi i regjimit të Millosheviçit dhe për të vepruar më lirshëm nga mëmëdheu jonë, Shqipëria. Fatkeqësisht, më 21 tetor 1995, Remzi Hoxha u rrëmbye në qendër të Tiranës nga agjentët e SHIK-ut të presidencës së Sali Berishës. Më shumë se 28 vite më vonë, ai është ende pa një varr. Shkak i zhdukjes së tij ishte fakti që ai zbuloi informacione komprometuese për Berishën, duke përfshirë një takim të planifikuar me Presidentin serb Sllobodan Millosheviç, që do të ishte parë si tradhti ndaj çështjes shqiptare. Incidenti i dytë ishte kur babai im pa Bashkim Gazideden, drejtorin e SHIK-ut në atë kohë, duke drekuar me shefin paraushtarak serb Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, në qytetin shqiptar të Shkodrës – gjë që gjithashtu do të shihej si tradhti. Gjithashtu, Sali Berisha është akuzuar edhe për thyerjen e embargos së naftës ndaj Serbisë dhe që ka arrestuar disa luftëtarë të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin”, shkruan ai. Po ashtu djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha shprehet mirënjohës. “Emërtimi i kësaj rruge shërben si një homazh dhe nderim për jetën e babit tim, Remzi Hoxha, dhe si kujtesë e angazhimit tonë për drejtësi dhe të vërtetën. Ai reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të njohur luftërat dhe sakrificat e atdheut dhe gjithë shqiptarëve anembanë botës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për te. Faleminderit Tirana”, nënvizoi i biri i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha.

Berisha ka ende lidhje me serbët

Më herët Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur 25 vite më parë Remzi Hoxha akuzoi teksa ish-kryeministrin Sali Berisha për zhdukjen e babait të tij, zbuloi se edhe në ditët e sotme Berisha ka lidhje me serbët, madje edhe kur i shan, ata e dijnë se nuk e ka me të keq. “Vazhdimisht ka pasur frikësime, mesazhe, e ka ditur që është në ndjekje, por që do i ndodhte diçka e tillë nuk e kishte menduar, se Shqipërinë e kemi konsideruar si diçka të lirë. Të kishte ndjerë një rrezik të madh do kishim ikur në Gjermani apo Zvicër se i kishim edhe mundësitë ekonomike. Patjetër përgjegjës është Sali Berisha, e kam dhënë që edhe Millosheviç nuk ka shkuar në Kosovë që t’i kap dhe t’i masakrojë, ka qenë udhëheqës politik që jep urdhra dhe strukturat kanë qenë në shërbim të tij, edhe të Millosheviç dhe të Berishës. Tani pas 35 vitesh e ka mësuar se çfarë është media, e propaganda. Sali Berisha e ka pasur si ‘baba i kombit’, ashtu e ka menduar edhe babai im në ato vite, ai është martuar me një serbe. Liria është serbe, nanën e ka serbe. Në Shqipëri ndjenjat patriotike duhet të vijmë ne që t’ua ngjallim pak ato ndjenja. Serbia edhe Shqipërinë e sheh si armik, e kundërta jo. Nuk është bërë e madhe, Berisha ka qenë dhe është në lidhje me Serbinë dhe del në anën tjetër dhe bën propagandë, dhe ata e dinë që kur e shan Serbinë s’e ka me të keq, po do të ngihet para popullit të vet. Nga frika që të mos i dilnin të palara dhe të deklaroheshe si baba i kombit është frikësuar se mos i del ndonjë nga këto gjëra dhe do krijohet puzzle dhe do zhvishej nga figura e tij”, shprehej Hoxha në 21 Tetor 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here