Altin Dumani firmos arrestimin e Ilir Metës për korrupsion dhe pastrim parash, kërkesa ka shkuar në GJKKO, ja dëshmia dhe pasuritë marramendëse që e kanë fundosur, gazetari zbardh dokumentet

0
69

Gazetari Adriatik Doçi paralajmëron se në ditët në vijim do të ketë “tërmet” në politikën shqiptare . Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kreu i SPAK, Altin Dumani, ka firmosur kërkesën për arrestimin e Ilir Metës për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave, kryer në bashkëpunim, disa herë dhe në mënyrë të zgjatur në kohë. Kërkesa për arrestimin e Ilir Metës është depozituar për miratim në GJKKO. Besohet se brenda kësaj jave, GJKKO do të konfirmojë kërkesën e SPAK të bazuar në fakte dhe prova. Kallëzimet për Ilir Metën janë referuar në SPAK nga juristi Romeo Kara, ish deputeti Halit Valteti, avokati Idajet Beqiri dhe gazetari Adriatik Doçi, për disa episode korruptive. Dëshmia më e rëndësishme, ajo e Vojsava Ismailajt për dosjen CEZ-DIA, është siguruar nga gazetarët Artan Hoxha dhe Fatos Mahmutaj. Ilir Meta i ka konsideruar Altin Dumanin dhe kallëzuesit e tij si fije të Edi Ramës. Por, e vërteta është se Edi Rama dhe Meta kanë mbyllur shumë pazare bashkë para viti 2009 dhe gjatë periudhës 2013-2017. Rënia e Berishës dhe më pas e Ilir Metës, e bën Edi Ramën më të ekspozuar përballë drejtësisë.

Doçi zbardh dokumentet

Nga ana tjetër, gazetari Adriatik Doçi ka zbardhur dokumentet që tregojnë se si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kanë kamufluar pasuritë në emër të familjarëve të tyre. Duke komentuar në rrjetet sociale hetimet e SPAK, Doçi shprehet se familja e Kryemadhit zotëron pasuri nga Sauku deri në Lalëz. Gazetari ka nxjerrë dokumentet nga Kadastra, që tregojnë se familjarët e Kryemadhit zotërojnë 17 pasuri të paluajtshme. Po ashtu edhe i ati i Ilir Metës zotëron pasuri të patundshme.  Sipas tij, Monika Kryemadhi është aksionere edhe në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar një pasuri me vlerë miliona euro nga Sauku, zona përballë TEG, Rruga e Elbasanit, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit, në emrin e Fatime Kryemadhit (nëna e Monikës), Drini Kryemadhi (vëllai i Monës), Rexhep Metaj (babai i Metës). Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka. Besoj se SPAK i ka identifikuar këto pasuri. Nëse e ka pasur të vështirë t’i gjejë, ua jap unë letrat. Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalëzit, pallatin në Laprakë, apartamentin 500 m2 te Kodra e Diellit etj”, shkruan ai.

Detajet

Nga ana tjetër, Doçi i ftuar në një studio televizive së fundmi ka treguar se me çfarë pasurie ka hyrë Meta në politikë. Ai ka thënë se të gjithë njerëzit e tij të afërt janë futur në skaner nga SPAK. “Ilir Meta ka hyrë në politikë me një apartament parafabrikat dhe më një ‘Golf 2’, që miqtë e tij e shtynin para Tajvanit. Ka hyrë në politikë i varfër dhe sot është politikani më i pasur në Shqipëri ku niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar, ndërkohë pasuria e deklaruar është në një vlerë prej disa milionë euro, ndërsa pasuria e dyshuar është disa miliardë euro. Do të mjaftonte vetëm një hetim pasuror vetëm pasurisë së deklaruar për të ngritur akuzën e pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ky çift me vetëm 110 mijë dollar kredi ka ngritur një pasuri me disa milionë euro ku përfshihet një pallat, disa apartamente, një vilë në Gjiri i Lalëzit, një super apartament me 500 metra katrore të Kodra Diellit. Pavarësisht se dyshohet se ka shumicën e Kodrës së Diellit, pavarësisht se bashkëpunëtorëve të tij që i qëndrojnë në krah dhe sulmojnë SPAK-un dhe SHBA iu ka dhënë vila te Kodra e Diellit. Nëse SPAK do të hetojë këto dhe besoj se është bërë një hetim,  do të zbulohen gjëra gati të pabesueshme për shqiptarët, për pasurinë e fshehur dhe sesi i ka sajdisur dhe për t’i përdorur në ditë të vështira. Selia e LSI-së që ndodhet në Bllok është një investim disa miliona euro, nuk ka informacion se në cilën mënyrë e posedon Ilir Meta, është në emrin e një personazhi i cili është mik i Ilir Metës, i cili rezulton me rrogë si ish-punonjës i Pyjores. Një ndërmarrje e cila ka qenë nën varësi të një ministrie që komandohej nga Ilir Meta. Si ka mundësi që një ish-punonjës i Pyjores me një rrogë modeste ka një pallat në zonën e Bllokut, një është vetëm një element nga perandoria e pasurisë së dyshuar që fsheh Ilir Meta në emrin e disa bashkëpunëtorëve të tij që prej kur ka nisur SPAK hetimet kanë nisur dhe ato të ndahen nga gratë. Rrethi i ngushtë i Ilir Metës, personazhe të shoëbizit dhe biznesmenë befas kanë një pasuri prej dhjetëra e miliona euro dhe personazhe që nuk kanë një pagë të deklaruar, posedojnë pasuri në Tiranë, te Gjiri i Lalëzit, kanë një lidhje të ekspozuar me Ilir Metën dhe çuditërisht kanë filluar të ndahen me letra nga bashkëshortët e tyre, një element dyshues që përkon me hetimet e SPAK të korrikut të vitit 2022”, tha Doçi.

Faktet që kanë fundosur Metën

Po ashtu gazetari ka treguar edhe detaje nga hetimet. “Hetimet më serioze, komplekse dhe historike të SPAK-ut, hetim i cili kërkon një kohë të caktuar për të qenë një hetim serioz dhe i pakontestueshëm për opinionin publik dhe kur të referohet si dosje në Gjykatë. Nuk është një hetim i zakonshëm për një episod të caktuar korruptiv por është një hetim që ka nisur për tre episode të dyshuara korruptive, si çështja ‘CEZ-DIA’ ku Ilir Meta pas disa dëshmive vizatohet si bosi i kësaj afere, çështja e shërbimeve estetike që çifti ka marre prej 20 vitesh që nga Vjena në San Marino dhe çështja e lobimit në SHBA me vlerë 1.2 milion dollarë gjatë viteve 2016-2017, e konfirmuar përmes letër porosive. Në bazë të këtyre tre episodeve korruptive që besoj se janë vetëm maja e ajsbergut të veprimtarisë korruptive të çiftit politik. Ka të dhëna se SPAK-u ka nisur një hetim pasuror dhe një hetim të ngjashëm si të Arben Ahmetajt, të gjithë pasurinë e deklaruar ndër vite që kur kanë hyrë në politikë dhe deri më sot. Është hetimi i parë pavarësisht se çifti politik pretendon se pasuria e tyre është hetuar disa herë. Pasuria e tyre është hetuar për të mos u hetuar, është vulosur disa herë nga Adriatik Llalla, i cili ditën bënte hetime me porosi të Ilir Metës për të goditur dhe mbajtur në rresht miqtë dhe shokët e tij në partinë e LSI-së dhe në darkë raportonte te Ilir Meta. Gjatë këtyre hetimeve, me porosi ka bërë dhe disa verifikime të pasurisë së Ilir Metës dhe është certifikuar si e ligjshme. Dhe ky certifikim është një tjetër vepër penale që është bërë duke implikuar ish-Prokurorin Adriatik Llalla i cili u shpall ‘non-grata’ nga SHBA dhe u dënua dhe për fshehje pasurie. Është një hetim kompleks dhe disa të dhëna flasin dhe për veprime hetimore për përsëritje të kryerjes së veprimeve hetimore, letër porosi, pe përgjigje që nuk vijnë të plota nga Qipro, përsëritje të letër porosive. SPAK-u do të zbatojë procedurat dhe është investuar një hetim shumë serioz dhe profesional dhe kjo është më e rëndësishme për Prokurorinë. Për mua të vetmin gabim që SPAK bëri kur mohoi akuzat me McGonigal dhe nuk është detyra e saj të përgjigjet çdo lloj personi nën hetim dhe është e natyrshme që personi nën hetim nuk do të pëlqej prokurorin i cili po e heton”, u shpreh gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here