Google search engine
Home Bota Rajoni Zbulohen emrat, ja kush do të jenë kandidatët të partisë së Mitsotakis...

Zbulohen emrat, ja kush do të jenë kandidatët të partisë së Mitsotakis për eurodeputetë

0
130

Fredi Beleri zyrtarisht është kandidat për eurodeputet në Parlamentin e BE, nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis.

Mediat greke kanë konfirmuar se kryeministri grek, ka mbyllur listën me emrat e 42 kandidatëve, pjesë e të cilëve është edhe emri i Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili është dënuar me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave.

Kundër kandidaturës së Belerit janë është shprehur ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis dhe këshilltarja për politikën e Jashtme pranë kryeministrit grek Aleksandra Papadhopoulou, sipas të cilëve vendosja e Belerit në listën e kandidatëve për eurodeputetë, do ta kthente këtë çështje nga europiane në dypalëshe me Shqipërinë.

Por duket se është bindur më shumë nga sugjerimi i palës tjetër i përfaqësuar nga ministri i Shtetit Makis Voridhis dhe zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis që këmbëngulën për kandidaturën e Fredi Belerit, duke dhënë si argument se kjo lëvizje do të përqëndronte shumë vota nga elektoriati i së djathtës ekstreme i cili duket se po preferon partinë ultra të djathtë dhe filoruse “Zgjedhja greke” që ka dyfishuαr përqindjet e saj në sondazhet e fundit duke flirtuar me vendin e 4 nga 9 partitë parlamentare.

Po ashtu edhe Ish-peshëngritësi nga Himara Pirro Dhima, është një ndër kandidatët në listën e partisë “Demokracia e Re” për eurodeputetë të Greqisë në Parlamentin Europian.

Lajmi u konfirmua ditën e sotme nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Pirro Dhima gjatë prezantimit të tij i ka premtuar kryeministrit grek se do të luftojë për të drejtat e atyre që ai i quan “vorioepiriotë”.

Më pas iu drejtua edhe Petro Belerit, djalit të Fredi Belerit duke i thënë se do të ketë drejtësi për djalin e tij i cili u dënua me 2 vite burg nga GJKKO për blerjen e 8 votave në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, – ka deklaruar Dhima më herët teksa u pyet për origjinën e tij nga gazetarja greke Elena Akrita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here