“Çfarë po bëhet me gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu?”/ Kreu i SPAK zbulon detajet

0
73

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputeti socialist Bledi Çuçi në lidhje me veprimet e hetime të ndërmarra për gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu. Dumani tha se ka vendime fajësie të formës së prerë dhe konfiskime pasurie për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar nga vettingu.

Çuçi: Cila është gjendja e hetimeve prokative në çështjet ndaj gjyqtarëve të akuzuar për çështje kriminale gjatë procesit të vettingut? Është një çështje që nuk kemi informacion dhe mendoj se është një nga gjërat që ne akoma duhet të bëjmë në Kuvend t’i shkojmë deri në fund.

Dumani: Lidhur me pyetjen unë e kam sqaruar dhe më para, duhet të merren në konsideratë kompetenca që ka SPAK në raport me ligjin e vettingut. Kemi në kompetencë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe të GJKKO, kemi proceduar penalisht dhe kemi dërguar për gjykim disa anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese cilët janë shkarkuar nga procesi i vettingut.

Kemi edhe vendime fajësie të formës së prerë për këtë kategori subjektesh. Kemi dhe hetime pasurore për ato subjekte ku kemi arritur edhe në konfiskimin e pasurive dhe në dy raste të tjera janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që i kemi hetuar. Është një numër i vogël. Numri më i madh i gjyqtarëve edhe prokurorëve që janë larguar nga vettingut,. I për GJSHP dhe Apelit. Nuk janë në kompetencën tonë lëndore, por vetëm nëse kryejnë veprën penale të korrupsionit. S’jemi indiferentë ndaj vendimmarrjes së KPK-së dhe KPPA-së. Kemi pasur raste që duke u nisur edhe nga vendimmarrja e KPK-së dhe KPA, përftojmë indicie që ka vend për procedim penal. E kemi bërë. edhe KPK dhe KPA duhet të referojnë, që ne t’i kemi në vëmendje. Jo vetëm ndjekje penale por kemi pasur edhe konfsikime.

Alfred Balla: Jo të gjithë të larguarit nga vettingu janë kriminelë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here