Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

0
72

Avokati i njohur, Idajet Beqiri shprehet se ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka i është ngushtuar litari dhe se shumë shpejt SPAK do nisë hetimet ndaj tij për korrupsion të lartë që ka bërë me kartat e identitetit dhe pasaportat. Pasi publikuam para pak ditësh kallëzimin e tij të plotë me të gjitha aferat e Nokës, gazeta “SOT” ka kontaktuar Idajet Beqirin për të na dhënë më shumë detaje mbi korrupsionet e deputetit të Rithemelimit. “Thuhet se këta të PS i kemi në burgje, kryetar bashkie, drejtor e me radhë. Ne jem një llum në fushën e korrupsionit dhe kudo që të shkelësh ne vetëm burgje dhe gjykata duhet të kemi sepse aq shumë krime ka në këtë vend, sepse këtë sistem ndërtoi Berisha. Ky kallëzim ishte i rrallës, kur unë çova 4 kallëzimet e para dhe i thashë që kam edhe 113 të tjera, dikush qeshi, por këto janë serioze nuk është për të qeshur. Tani i erdhi radha edhe kësaj të Flamur Nokës. Para inceneratorëve, para sterilizimit, para këtyre është afera e kartave të identitetit. Shqiptarët kanë humbur 510 milion euro nga xhepi i tyre”, deklaroi avokati Beqiri për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman.

Detajet

Po ashtu avokati ka treguar se të gjithë fitimin, Noka e ka ndarë me organizatën e vet, të cilën ai e quan kriminale për ta përdorur për të fituar zgjedhjet në vitin 2013. “Ajo quhet si një kontratë koncensionare, por nuk është e tillë. Kjo marrëveshje me ALEAT-in u bë thjesht që të realizonin vjedhjen galoponte të këtyre miliona eurove nga Sali Berisha dhe Flamur Noka. Në vend që ta merrte shteti të prodhonte kartat e identitetit dhe pasaportat, këta ia dhanë një shoqërie fantazmë që nuk kishte as makineri për t’i prodhuar. Edhe makineritë i kanë marrë më qira. Fitimin e mori të plotë dhe e ndau me këta të dy dhe garniturën tjetër të organizatës së këtyre, se këta veprojnë në çdo lloj koncesioni apo privatizimi, kanë vepruar si organizatë kriminale. Për rrjedhojë në vitin 2013, vodhi sa vodhi, grabiti sa u grabiti shqiptarëve, Noka e shtoi edhe për 10 vite të tjera, kur kishim humbur zgjedhjet”, u shpreh Beqiri.

Mini-fabrika në Greqi

Po ashtu Idajet Beqiri ka zbardhur disa detaje nga afera e Flamur Nokës në bashkëpunim me dy njerëz të tij të besuar, nga Kukësi e Fieri, të cilët ranë në burg pasi me financimin e tij prodhonin karta identiteti të falsifikuara. “Nuk la veprim pa bërë për të fituar zgjedhjet e 2013. Arriti deri aty sa mori një fshatarin e vet, nga Kukësi dhe një tjetër nga Fieri, i çoi në Greqi me një valixhe të madh plot me euro dhe ngritën një mini-fabrikë në Greqi që prodhonin karta identiteti. Dhe ato karta vinin në Shqipëri dhe votonin trimat e Flamurit nga 5 herë. Ata dy persona sot janë në burg në Greqi edhe për falsifikim të këtyre kartave të identitetit. Në 2013 kur do dorëzonin pushtetin, Noka dhe Berisha bën shtesë të kontratës dhe rritën çmimin e pasaportave nga 5 mijë në 15 mijë. Ca kostoje u rrit atyre, ca ndodhi që u bënë 3 herë më shumë. Asgjë, përveçse ata të përfitonin këtë shumë të madhe. Si u pastruan këto para. U pastruan te pallati me ngjyrë të kuqe të diga, ku Noka e bleu me 173 mijë euro një kat të tërë kur ajo bën 1 mln euro. E pastruan te Gjiri i Lalëzit me vilën 760 mijë euro që është e Nokës, por figuron de jure në emrin e një biznesmeni që s’ka lënë gjë pa bërë në fushën e korrupsionit, por që është e Flamur Nokës. Para 15 ditëve bëra kallëzim kundër Ulsi Manjës sepse ai i ka dhënë rrugë një vendimi gjyqësor që ka ardhur nga Italia për një shtetas i quajtur Ilir Paja, ai pasi ka vuajtur burgun 25 vite në Shqipëri i ka ardhur vendimi nga Italia dhe ky e çoi për njohje që të vuaj edhe 25 vite të tjera”, përfundon reagimin Idajet Beqiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here