Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para

0
76

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka paguar për shkrimin që doli pak ditë më parë në gazetën greke “Ta Nea” kundër gjyqtares së Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka. “Ta Nea” publikoi një artikull, ku thuhej se Gjoka ka pasur probleme me ligjin në Greqi dhe se pavarësisht kësaj kaloi procesin e vetingut. Ndërkohë ky lajm pavarësisht se ishte sponsorizuar nga Berisha, ishte i pavërtetë, pasi gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë masë deportimi ose penalizimi në territorin e Greqisë. Kjo u konfirmua në mënyrë manuale, pra me hapjen e regjistrave manualë në Policisë së Greke në Kakavijë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Greke verifikoi të gjithë sistemin elektronik, në të cilin janë të regjistruar personat me problemet ligjore në vend dhe rezultoi se zonja në fjalë me të gjitha emrat dhe mbiemrat e përmendur në shkrimin e një gazete greke, nuk rezulton të kishte ose të ketë një ndalim të hyrjes në Greqi. Por sa i takon kësaj çështje dhe situatës politike në Shqipëri, kryeredaktori i gazetës “SOT”, Rigels Seliman, bisedoi me avokat Beqirin, i cili zbuloi se ishin Flamur Noka dhe Luçiano Boçi që u nisën në Janinë me urdhër të Berishës dhe dy ditë më pas u publikua artikulli kundër gjyqtares që ka firmosur “arrestin shtëpiak” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi sa i takon aferës së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Ndër të tjera zoti Beqiri bëri me dije se çifti Noka-Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ndërsa u takuan edhe me një deputet grek, nga ku kurdisën skemën për goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, sikundër është gjyqtarja Gjoka. Nga ana tjetër, gjatë intervistës për gazetën “SOT”, avokat Idajet Beqiri zbardh pasuritë marramendëse të Ilir Metës dhe tregon kush janë “menaxherët” e tij të fshehtë.

-Avokat Beqiri, si e shikoni bashkimin e Gazment Bardhit me Sali Berishën, zyrtarisht ai ka pranuar të jetë nënkryetar për Rithemelimin?

Kjo e largon edhe më shumë opozitën e vendit nga opozitarizmi i vërtetë, nga një opozitë që duhet që të synojë luftën e pastër kundër qeverisë, duke shpalosur programe, ide dhe alternativa. Nuk jemi para kësaj, po vuloset se kemi të bëjmë me një organizim që krijua për ti shërbyer Berishës dhe familjes së tij për tu mbrojtur Berisha nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme dhe për ti bërë karshillëk Berisha SHBA dhe BE për t’u thënë se gjoja mbështetje të madhe dhe në kuadrin e kësaj ishte edhe lufta që u bë për ta marr Bardhin me deputetët e tjerë që dolën nga PD. Po Bardhi dhe grupi i tij nuk përfaqësojnë ndonjë alternativ në popull. Ata thonë kanë marr vota, nuk është e vërtetë ata janë deputet të listës, votat i ka marr Partia Demokratike. Bardhin e mori Basha dhe nga bici e bëri deputet dhe e njëjta situatë edhe për të tjerët në atë grup. të gjithë ata së bashku marrin a jo 1 për qind të votave, nuk përfaqësojnë asgjë. Bashkimi ishte thjeshtë për të fituar edhe një lloj fuqie non grata Berisha për të thënë kam me vete 50 deputet dhe arrita që të bashkoj edhe ata që nuk bashkoheshin. Për të thënë që ne nuk lamë gjë pa thënë, po ja arritëm që të bashkohemi. Për ti thënë Amerikës që forca ime është më e madhe se e Bashës, por ai grupim është pa vlerë. Bardhi nuk ka lënë gjë pa thënë për Berishën dhe tashmë ai vete tek ai dhe pranon që të bëhet nënkryetar atje dhe të gjitha ato që ka pështyrë kundër Berishës dhe e akuzoi rëndë Nokën duke i thënë kriminel dhe i korruptuar dhe duke i përmendur vilën tek Gjiri i Lalëzit dhe ai i tha je bashkëpunëtor i vrasjes së Xhuvanit, edhe shkon i fut krahun atij shqiptarët i shikojnë këto dhe kur vjen puna për votimet ata i kthejnë kurrizin. Ata nuk janë të regjistruar dhe nuk dalin dot në zgjedhje nesër. Në zgjedhje del vetëm PD që është e regjistruar në gjykatë.

-Po thirrjen që bëri Agron Gjekmarkajt për t’u afruar zoti Lulzim Basha me ta, si e shihni?

Nga ai pritet një gjë e tillë, sikur krijoj një lloj largësie nga Berisha, por kokë e këmbë ai është brenda tij. Është si ai edhe në fjalor edhe në qëndrimet politike dhe është një gjak helmuar. Thirrja e tij bie në vesh të shurdhët sepse futet morali dhe sa i ndershëm ti je me ato që thua. Ai thua ti vij, por ai u pozicionua me Bashën dhe tha pa u larguar Berisha që ne të kemi marrëdhënie të mira me SHBA, ai jo vetëm bëhet me të, por i bënë thirrje edhe Bashës që të shkoj tek Berisha. Por Basha e përjashtoi Berishën duke ia treguar mirë vendin. Me Berishën s’ka bashkim të PD me pjesët e tjera. Nëse Berisha largohet njëherë e mirë dhe ta lërë PD të përparojë atëherë mund të flasim për bashkim. Derisa ai e ka përcaktuar këtë kufi si bënë dot thirrje, kur i ke bërë thirrje të tjerëve mos u bashkoni me Berishën. Pse ai u bashkua me Berishën, ai non grata ishte dhe ashtu vijon që të jetë. ‘Non-grata’ është zmadhuar dhe ndaj tij është dhënë një masë sigurie, ai është nën arrest dhe s’ka të drejt që të dal nga shtëpia. Si mundet ai që të vej dhe të bashkohet me atë? Por, kjo do të thotë se ai lufton për të marr vetëm një vend deputeti dhe të marr rrogën dhe jo për interesin e vendit. Ai përfaqëson një njeri pa karakter që sot e shan dhe nesër bëhet me të. Me element të kësaj natyre vendi nuk bëhet kurrë.

-Një media greke ka sulmuar pak ditë më parë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka. Si i shihni këto sulme?

Kjo gazetë greke që është serioze atje në Greqi dhe është e besueshme, ra pre e krimbnit të organizuar të Shqipëri. Ato akuza u formuluan në ato 4 muret e ‘non-gratës’, ishte ai që e ideoi dhe formuloi dhe e pagoi shtrenjtë për të pastruar paratë, në fund të fundit janë paratë e shqiptarëve. Berisha e paralajmëroi këtë shkrim tek kulla e vet ku del dhe flet çdo ditë sikur të ishte hoxhë dhe hedh vetëm vrerë dhe gjera që e helmojnë shoqërinë shqiptare dhe demokracinë në vend. Berisha ka një urrejtje patologjike ndaj saj dhe ndaj familjes së saj, nuk ka vetëm hallin se ajo ishte e para që i tregoi vendin një autori krimesh të rënda ndaj vendit. Ajo i dha një masë sigurie atij që e konsideronte veten i paprekshëm dhe donte që të ishte mbi ligjin dhe thoshte që unë po respektojë kushtetutën që nuk paraqitej në SPAK sepse nuk ishte marr urdhër nga Kuvendi. Berisha e përpunoi opinionin kundër saj për aftësitë profesionale dhe për masën që ajo mori kundër tij dhe për të goditur një nga familjet më të mira në vend si është familja e saj. Ai anti-serbët i ka armiq të mëdhenj dhe i lufton shumë. Ai donte që ta shantazhonte atë për vendimmarrjen e saj dhe e bëri një dit para se të jepte vendimin për Belerin. Kemi të bëjmë me një person që jo vetëm vodhi vota, por ka bërë edhe akte terroriste të rënda dhe i ka shërbyer shovinizmit grek që duan që nga Shkumbini dhe poshtë ta konsiderojnë Vorio Epir. Berisha e bleu atë shkrim, dërgoi Nokën dhe Boçin 3 ditë para se të jepej vendimi dhe u takuan me deputetin e Janinës  dhe nuk ishte hera e parë që shkon Noka atje për punë të tilla të pista. Me valixhe me lekë ata arritën që të korruptonin atë media. Berisha pastaj e përmendte aty nga ballkoni këtë gjë, por asaj s’ ja bëri syri tërr dhe i dha dënimin e merituar, edhe pse ai meritonte që të dënohej shumë m rëndë për atë krim që ai ka kryer. SPAK duhet që t’i thellohej hetimet ndaj tij dhe të siguroj vendim e Greqisë që e dënoi për armëmbajtje pa lejë. Saliu se arriti dot qëllimin, por tregoi veten si njeri që se do vendin dhe shtetin ligjor dhe përpiqet që edhe SPAK-un ta shantazhoj. Edhe SPAK sheh që i shantazhohet një gjyqtare që është e pavarur deri në këtë far feje me shpifje, pa asnjë lloj arsye e le dhe se merr të pandehur.

-Kreu i PL, Ilir Meta kur u pyet për Monikën ai ka deklaruar se secili mban përgjegjësi për vete, si ju duket kjo deklaratë?

Problemi i Metës është problem që ka të bëjë me organet ligjzbatuese të venit, sepse ai karrierën e tij e nisi si një misionar që e donte Berisha që ta kishte të fuqishëm që ata të ndërronin pushtetin me njëri-tjetrin dhe ta mbronin njëri-tjetrin nga krimet që bënin. Berisha ia tundi në fytyrë atë dosje që ishte sigurims, por politika jonë kur i duhet e tund dhe kur si  duhet atëherë ajo hesht. Dosja atij duhej që ti hapej dhe ai duhet që të marr pasojat që rrjedhin nga të qenurit sigurim si shtetit. Nëse do flasim për këtë dyshe famëkeqe këtyre nuk u vjen turp që tu  thuash tradhtar. Berisha nëse është pro-rus, Meta është pro-grek. Ai i dha shtetësi shqiptare Janullatosit. Kur ai ishte president nuk u zu në gojë njëherë të vetme problemi i Çamërisë. Ai është njeriu më i korruptuar pas Berishës. Meta e ka çuar pasurinë e tij në 3 miliardë dollarë në të gjithë botën dhe e ka të fuqishme organizatën e tij kriminale. Floririn ja hapi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, por e hodhi në veprim gjyqtaren e Apelit, e cila e hodhi poshtë vendimin e shoqes së vet.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here