Masakra e Cërrikut do rigjykohet, si u vranë 6 gardistë dhe u rrezikuan 16 të tjerë gjatë trazirave të 1997-tës

0
137

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim masakrën e Cërrikut me nëntë të akuzuar për vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e rrezikimin e jetës së 16 të tjerëve gjatë ngjarjeve të 1997.  Dosja me të akuzuar Bujar Buzanin, Roland Xhepexhiun, Entel Gashin, Tomor Buzanin, Skënder Canon, Alban dhe Arjan Toskën, Met Bozin dhe Llazar Bicjan është një nga hetimet mbi 1997 që ka njohur një odise të gjatë në shkallët e drejtësisë dhe që është rigjykuar edhe më herët për shkelje proceduriale. Përmbi një dekadë më parë masakra e Cërrikut u gjykua në këtë sallë, dhe prokuroria e asaj kohe këmbënguli se i kishte provat ndaj të akuzuarve të 1997 që në Cërrik nisi me probleme në 19 maj 1997. Në 22 maj 1997, shefi i komisariatit kërkoi përforcime dhe për këtë arsye, një autokolonë me 30 efektivë të gardës u nis drejt Cërrikut për të rimarrë postën policore e për të rivendosur rendin. Sulmi ndaj forcave të rendit ndodhi në 23 maj në momentin që efektivët e policisë së Elbasanit dhe të gardës hynë në Cërrik, ku dhe konstatuan së pari mjetin e djegur të postës së policisë. Më pas autokolona u sulmua me armë zjarri por edhe me antitank, duke detyruar gardistët që gjendeshin në blind të dilnin. Por në momentin që ata zbritën në shesh  janë gjendur nën sulmin e armëve, ku si pasojë Besnik Sula, Sali Martini, Petrit Ndoi gjetën vdekjen aty ndërsa Halit Haxhia dhe Bashkim Mnella u dogjën në mjet. Efektivi i gjashtë i gardës Qemal Mehmeti arriti të largohet nga vatra e zjarrit, por ai u ndoq këmba këmbës dhe u qëllua për vdekje. Më herët gjykatat kishin vënë në pikëpyetje hetimet e kryera ndaj të akuzuarve, bazuar në dëshmitë mes tyre edhe të ish kryetares së bashkisë Cërrik shtetases Mishelina Xhela, e cila  ka deklaruar se njëri prej tyre Llazar Bicja bashkë me përfaqësues të forcave politike të kanë qenë në zyrën e saj gjatë kohës që ka ndodhur masakra.

Kapen disa persona që janë përfshirë në vrasje

Ndërkohë tre persona janë ekstraduar dje nga Greqia në Shqipëri dhe dy të tjerë nga Italia, pasi rezultojnë të dënuar në vendin tonë për vepra të ndryshme penale. Ata akuzohen për veprat penale: tentativë vrasjeje, pengmarrje, drejtim të organizatave/grupeve kriminale, shpërdorim detyre dhe falsifikim. Konkretisht, u ekstraduan nga Greqia në Shqipëri, shtetasit:

1. Arjan Shehu, i dënuar nga GJKKO-ja, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë periudhës 2016-2018, ka drejtuar një grup kriminal që pajiste kundrejt pagesave, shtetas të ndryshëm, me pasaporta europiane false, që ata të hynin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe/ose në Kanada;

2. Shpëtim Abdullai, 52 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 1 vit burgim, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Në vitin 2013, duke shpërdoruar detyrën si punonjës i shërbimeve teknike, në IEVP Kosovë, Lushnjë, ka falsifikuar fatura për riparimin e disa automjeteve të Policisë së burgjeve;

3. P. K., 32 vjeç, të cilit Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Më datë 17.07.2022, në bashkëpunim me shtetasin K. P., dyshohet se ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D.

U ekstraduan nga Shqipëria në Itali, shtetasit:

1. A. S. alias P. S., 40 vjeç, të cilit Gjykata e Apelit e Triestes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale, si dhe “Pengmarrja”. Gjatë periudhës 2022-2023, organizata kriminale ku bënte pjesë 40-vjeçari, dyshohet se ka trafikuar rreth 100 kg lëndë narkotike kokainë, nga Ekuadori, me qellim shitjen në Itali. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se për shkak se kësaj organizate i ishte vjedhur një sasi lënde narkotike kokainë, 40-vjeçari në bashkëpunim me të tjerë, kanë marrë peng një shtetas, duke e kërcënuar me armë, për t’iu dhënë informacion mbi vjedhjen e lëndës narkotike;

2. A. A. alias A. L., 56 vjeç, të cilit Gjykata e Leçes i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e grupit kriminal. Gjatë periudhës 2018-2019, ka drejtuar një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike kokainë, nga Holanda në Itali dhe nga Shqipëria në Itali.

Montonte mina me telekomandë, arrestohet 26-vjeçari në Sarandë

Nga ana tjetër, ka vijuar dje operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit, dy ditë më parë u sekuestruan 5 kallëpe tritoli, 2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë, 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak. Ditën e djeshme është vënë në pranga 26-vjeçari, i shpallur në kërkim, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar gjatë operacionit, për përgatitjen e lëndës eksplozive. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Knock out 5”, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: • K. Ç., 26 vjeç, banues në Sarandë.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, i shtetasve H. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të cilët u arrestuan gjatë operacionit, pasi në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here