Vdekja e kritikut të Putin, trupi i pajetë i Alexei Navalny nuk gjendet në morg

0
86

24 orë pas njoftimit për vdekjen e kritikut tw Putin, Alexei Navalny nëna e tij u informua për të marrë trupin e djalit të saj në morgun e Salekhardit që ndodhet pranë kolonisë penale IK3 ku ai mbahej por mwsohet se ky veprim nuk është bërë.

Sipas postimeve të avokatit të familjes Navalny, trupi i liderit 47-vjeçar të opozitës ruse nuk është dërguar në morg. Zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmush shkroi në “X” se avokati dhe nëna e tij, Lyudmila Navalnaya mbërritën në morg ku u referuan nga autoritetet e burgut por morgu ishte i mbyllur. Me tej Yarmush shtoi se burgu i ka siguruar se morgu punon dhe se kufoma ishte aty.

Mwsohet se avokati ka telefonuar numrin e afishuar në derë dhe ata u përgjigjën se ai ishte i shtati person që telefonoi dhe se kufoma e Aleksit nuk ishte në morg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here