Roma dhe Fejnordi bëjnë “paqe” në Holandë, Gallatasarai përmbys Spartën e Pragës

0
110

Dje u zhvilluan duelet e para të fazës së 1/8 e finales në Ligën e Europës, ku padyshim dueli Fejnord-Roma ishte më i rëndësishmi, nisur dhe nga përplasjet që kanë pasur këto skuadra gjatë viteve të fundit, e midis këtyre përplasjeve kulmi ishte në finalen e Conference League të zhvilluar dy vite më parë në Tiranë. Ndërkohë, dje, takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Fejnordit dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në “De Kuip” rezultoi shumë e luftuar dhe me raste të shumta nga të dyja anët, megjithatë në fund u mbyll me vetëm dy gola. Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Paiksao që shënoi, duke përfituar nga pakujdesia e Romës në minutën e 45+1’. Miqtë barazuan në minutën e 67-të, me Lukakun që shënoi më kokë, pas asistit të dhuruar nga Spinazola. 1-1 dhe Fejnord-Roma do ta vendosin në “Olimpico” fituesin dhe skuadrën që kalon në raundin e 1/8-ave të Europa League javën e ardhshme.

Në morinë e ndeshjeve të zhvilluar ditën e djeshme spikati edhe ai mes Gallatasarait dhe Slavias së Pragës, fituar nga turqit me rezultatin 3-2. Goli i Kerem Demirbait i dha epërsinë skuadrës turke në minutën e 19-të. Anxhelo Preciado i barazoi shifrat dy minuta pas pushimit. Autogoli i Ladislav Krejçit ktheu epërsinë e Galatës në minutën e 61-të. Por, vendësit mbetën me një futbollist më pak në fushë, një minutë pas golit për 2:1. Victor Nelson u ndëshkua direkt me të kuq, ndërsa në minutën e 65-të, Jan Kushta i barazoi shifrat në 2:2. Sulmuesi Mauro Ikardi doli në skenë në minutën e parë të kohës shtesë dhe vulosi rezultatin final. Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi, luajti deri në minutën e 74-të te mysafirët. Indrit Tuci ishte në bankën rezervë.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Republikën e Çekisë. Një ndeshje mjaft e fortë ishte dhe ajo e luajtur dje mes Shakhtarit ukrainas dhe Marsejës, një duel i mbyllur në barazim 2-2. Obamejang shënoi golin e parë për francezët në të 64’, por barazoi Matviienko në minutën e 68-të. Në minutën e 90-të Ndiaje shënoi golin e dytë për francezët dhe u duk se Marseja do ta fitonte këtë duel, por ukrainasit nuk u mposhtën dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 3-të shtesë me anë të Eguinaldos, duke bërë që takimi të mbyllet 2-2. Padyshim që në duelin e kthimit favoritë janë francezët sepse do të luajnë në fushën e tyre. Një tjetër duel interesant ishte ai mes Jang Bojsit zviceran dhe Sportingut të Lisbonës, fituar nga portugezët me rezultatin 3-1, që bëjnë një hap përpara drejt kualifikimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here