Analisti i njohur që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Demalia ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për “dritare.net”, zoti Demalia ka zbuluar kurthin që Berisha i ka përgatitur Bardhit dhe gjithashtu ka treguar se kush e detyroi Lulzim Bashën ta përzinte ish-kryeministrin nga Partia Demokratike. Madje teksa Demalia zbardh prapaskenat e fundit, analisti Demalia tregoni me emër njeriun e Sali Berishës dhe Ilir Metës që ka bërë terror në tokën shqiptare.
-Zoti Demalia, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony, Blinken ka vizituar Tiranë, si e komenton ardhjen e tij?
Unë dje pata dhe një shkrim në lidhje me pyetjen që iu bë nga një gazetare me antena nga Hasi dhe me sytë nga telefoni që i tha Ramës a është koincidencë që po vjen Blinkeni në Shqipëri pikërisht ditën që do të jepet vendimi për McGonigal në New York, këtu ka një shikim provincial ballkanik se të të gjitha mediat shqiptare kalojnë në interpretim pas interpretim se pse nuk u përgjigj Rama. Unë nuk shoh një retorikë boshe, unë nuk shohë të bëhet intervistë, mbi intervistë dhe koment mbi koment. Thjeshtë, flitet e ka agjendën kështu, do të shkojnë për një samit. Jo pse vjen Blinkeni këtë ditë, pse takon Dumanin. Po ai është kryeministri me kë do të takohet me mua. Fakti që takohet me Dumanin tregon mbështetjen që i jep SPAK.
-Vizitën e tij këta e lidhin me gjyqin e McGonigal, tregon kjo sipas jush që opozita është kaq e dëshpëruar sa krijon kauza dhe i beson dhe vet më pas?
Kjo nuk i lejohet një partie politike që mendon që të vij në pushtet. Ata nuk kanë forcë të ballafaqohen me realitetin. Ajo e Blinken ishte caktuar më para he dalin këta nga opozita edhe flasin. Prandaj Rama bënë pallë, kush nuk bënë pallë me këta. Është njësoj si të luaj në kampionat Reali me Hasin, po edhe 4 mijë herë të luajnë, Reali e rreth Hasin. Hasi vetëm do gjuaj me shkelma dhe me topa balte.
-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoj si një vizitë të zakonshme vizitën e Blinken në Tiranë, si e komenton?
Po e dëgjova. Unë nuk kam dëgjuar këtu njerëz që janë në nivele të larta të thonë presidenti, doktori i shkencave, ndërsa po të shkosh tek rruga e shpresës dëgjon, doktor, profesor. Ardhja e tij nuk ka asnjë lidhje me gjyqin. Këta thonë Rama ka kapur gjyqësorin, Rama nuk ka ça t’i bëjë të vetëve se po ja grin SPAK, pra kur po ia grin Ramës, imagjino ca i bëhet këtyre të tjerëve. Dilte Peka një mbrëmje edhe thoshte që Trump ka shumë akuza dhe se kanë arrestuar, Trump nëse nuk do zbatonte urdhrat e gjykatës e fusnin brenda, por ai i zbatoj. Kurse e morën Trump, çunin e Biden dhe po e bëjnë copash.
-Vizita e tij që takoi Dumanin tregon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin një rëndësi të madhe luftës kundër korrupsionit edhe luftës kundër tentakulave të Rusisë, por këta e trajtojnë sikur ky nuk ka se ca të bëjë, sepse ata të opozitës mesa duket nuk i ka në plan që ti takoj, si e sheh?
Kur ka ardhur Hilari Clinton dhe kanë takuar dhe opozitën, kanë takuar me Ramën në Rogner. Opozita është pjesë e kësaj politike dhe opozita e di që vjen si Sekretar i Shtetit, e sheh që nesër do të ketë marrëveshje me ty. Nuk sheh, se ka hallin e Ramës. Tani, në këtë rast, Blinken nuk takon absolutisht asnjë mbështetës të opozitës. Çfarë do të thotë kjo? Që ata i kanë vënë vizën. Një opozitë që vjen dhe i thotë do presim ish-presidentin Trump, në një kohë kur Trump këtu këto dy ditë është bërë nami që ka dal kundër NATO-s, ne do të tërhiqemi nga NATO nëse vendi nuk do të paguajë kuotën. Kjo do të thotë se ai ka thyer interesat amerikane. Kur Partia Demokratike, del dhe thotë ne po e presim. Nëse ndodh kjo që të largohet Amerika nga NATO, kjo ndikon dhe na krijon një gjendje të rëndë neve në Ballkan.
-SPAK ka kërkuar 2 vite e 9 muaj burg për Fredi Belerin, ke një koment?
Ai dy vjet e nëntë muaj i ka pak. Ai meriton 29 ka bërë terror në tokën shqiptare. Ai ka shkatërruar simbolet kombëtare. Tani të gjithë e dinë këtë. Dhe dalin ca shqiptarë, se shqiptarët s’janë ata, nuk e dinë se çfarë janë dhe ca kanë. Njeriu e ruan një lloj dinjiteti. Janë bërë edhe ca gazetarët që shkojnë nga një televizion në tjetrin, për ca shkojnë, shkojnë për të marr para cash.
-Nuk e sheh si fuqizim të Sali Berishës bashkimin me Gazment Bardhin?
Jo. Këto po bëjnë hesapet e veta. Për mua këtu gjykata e ka gabim, por duhet që të jap një vendim se këto janë shumica dhe me atë shumicë që kanë Bardhi e sheh se kandari po shkon këtej dhe thonë e bëjmë për interesin publik dhe për demokracinë. Po ta kenë për interes publik ata nuk bëhen paçavure. Kush do t’i bëjë listat tek këta, sepse Berisha është kryetari. Berisha do t’i zhbëjë ata, sepse ai i përdor dhe më pas të shkel me këmbë.
-Shikon njerëz që e shajnë Berishën dhe u bashkuan prapë me Berishën, po unë për shembull e shoh një të ardhme tek Basha dhe jo të kthehem tek Berisha dhe të them na pri drejt fitores?
Edhe Lulzim Basha nuk besoj se do ta bëjë gjë, sepse është prodhim i Berishës. Këta janë prodhim i njerëzve të kulturës komuniste dhe këtë nuk kemi mundur që ta zhbëjmë dhe jemi në retorikën ai është tradhtar dhe Sali Berisha është hero. Këta nuk janë individualitet këta janë kopje të kryetarëve.
-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati guximin të përjashtonte Sali Berishën nga partia?
Nuk e bëri Basha nga vetja, por ja dhanë amerikanët, i çuan paketën gati. Po ky është sot ai, i kanë ikur të gjithë deputetët dhe ka ngelur me 5 deputet. E vunë Lulzim Bashën në pozicion të vështirë dhe nuk kishte nga të shkonte. Ne duhet që të fillojmë të besojmë që të ndërtojë parti politike dhe jo parti bejlerësh dhe bajraktarësh. Ne po sillemi në rreth vicioz. Kur është një gjë e bukur që mua më pëlqen e them nuk kam asnjë kompleks.
-Gazment Bardhin e mori në fillim kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha sepse mendonte se do ishte ushtar i mirë i tij dhe ai iku tek Sali Berisha u bë ushtar i tij, si e sheh këtë?
Nuk ka gjë më të shëmtuar, si mund të besosh se ai mund të bëjë diçka, ai ka lëvizur brenda një viti nga njëri tek tjetri. Ai foli atëherë për korrupsion e Berishës dhe bëri edhe raporte për ti çuar në SPAK, ku i ka sot ai ato. Këto çapaçul që lëvizin nga andej këtej nuk kanë moral. Unë kam mendimin tim dhe nuk e ndryshoj, nuk mund të më detyrosh diçka që se kam bindej, kurse këta duan që të bëjnë njerëzit për budallenj.
-Deri dje ish-kryeministri Sali Berisha e shante ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetajn, ndërsa tani e mbështet dhe e ka marr në mbrojtje?
Merri të gjitha fjalimet që ka bërë Berisha për Ahmetajt dhe pasi ai doli dhe tha atë që tha Berisha del tek kulla dhe thotë Rama mos guxo ti prekësh një fije floku Ahmetaj. E kupton se ca palaço është ky. Sa i përket Ahmetaj gjynahet më të mëdha duhet që t’i paguaj Rama që ka mbajtur për 10 vite një ministër që është i paaftë, që fryhej si tigri i Tiranës. Ai e bëri atë intervistë për të justifikuar atë azilin politik atje ku është tani. Rama në këtë rast duhet që të mbaj përgjegjësi, ai nuk ishte as ekonomist, as njeri i lexuar, sepse dukej ai. Edhe qëndrimi i tij që mbajti, edhe mafiozët kur u është bërë gjyqi kanë mbajtur qëndrim. Po këta janë ca lapangjoz që i pruri kjo demokraci në sipërfaqe, si pruri ato me 4 klasë shkollë që i bënë ministra shteti. Një njeri që shkon edhe thotë më kanë kërcënuar, kush e ka kërcënuar këtë. Rama nuk është nga ata që kërcënon me jetë, sepse nuk e ka në natyrë. Berisha po i ka kërcënuar me jetë, po jo Rama. Ku është parë që njerëzit e Ramës të bëjnë kërcënime të tilla, Rama mund të jetë i korruptuar, por se ka në natyrë që të bëjë kërcënime me jetë. Nuk e ka në natyrën e vet sepse unë e njeh Ramën. Nuk ja vlen që ti kushtosh as vëmendje atij palaços. Ky njeri që nuk paska vjedh, ku i gjeti 150 mijë dollarë, unë kam vite në Amerikë dhe si kam aq para.
-Si e sheh qeverisjen Rama, i jep krahë kjo vizitë e Blinken?
Për mua Rama këtë vizitë nuk do shoh si përkrahje të vet Ramës, por ai duhet që ta shoh si një përkrahje të Shqipërisë.







































