Greqia “prish zinxhirin biologjik”, parlamenti helen merr vendimin historik

0
123

Greqia ka shënuar mbrëmjen e të enjtes një hap galopant sa i përket të drejtave të njeriut.

Parlamenti helen me 176 vota pro, 76 kundër dhe 46 abstenimi miratoi pak minuta më parë ligjin për lejimin e martesave të personave të së njëjtës gjini.
Mes shumë debatesh mes mazhorancës dhe opozitës, mazhoranca i “Ok” draftit të qeverisë “Mitsotakis.

Ky vendim e shndërron Greqinë në shtetin e parë të besimit Orthodoks dhe në të parin në Ballkan, si dhe e rendit atë në vendin e 35-të në botë që lejon një gjë të tillë.

“Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Jemi krenarë sepse N/S që votuam është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane”, u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis pas votimit nga parlamenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here