Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vit procesin gjyqësor ‘Buka Sha’, deri sa Arben Ahmetaj të kapet pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.
Bazuar ne nenin 332/a.4 & 352/1, GJKKO ka detyrimin të njoftojë personalisht të pandehurin. Në këtë rast, i pandehuri është një kërkim ndërkombëtar, dokumentuar nga shkresa e Interpolit (nuk gjendet i pandehuri). Prokura e paraqitur nga avokati nuk i referohet këtij lloj gjykimi dhe rrjedhimisht vendoset të pezullohet gjykimi për 1 vit duke urdhëruar shërbimet policore të vijojnë kërkimin.








































