Google search engine
Home Kronike Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika/ Zbulohet emri i shqiptarit të kartelit të...

Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika/ Zbulohet emri i shqiptarit të kartelit të kokainës nga Amerika Latine drejt Spanjës, SPAK bën lëvizjen urgjente (Emri + Foto)

0
148

Është zbuluar një tjetër emër shqiptar, si bashkëpunëtor i 48-vjeçarit Dritan Gjika i cili është shpallur në kërkim pas një operacioni ndërkombëtar që goditi një organizatë kriminale të trafikut të kokainës që drejtohej nga shkodrani.

Sipas “KCH”, shumë nga emrat e përmendur në raportin e ish kandidatit për President, Fernando Villavicencio, i ekzekutuar në gusht 2023, rezultojnë pjesë e dosjes “Pampa” që përfundoi me 31 të arrestuar pak ditë më parë. Në raportin e Villavicencio në dhjetor 2022, përmendet edhe emri i shqiptarit Erjet Strefi si bashkëpunëtor i Gjikës.

Bashkëpunëtor i narko-trafikantit Dritan Gjika/ Zbulohet emri i

Nuk dihet në fakt nëse Strefi është edhe pjesë e hetimeve të operacionit “Pampa”. Por nga raporti i Villavicencios, Strefi përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i kërkuar prej vitin 2019 nga Çekia.

Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi  pasuritë e mëposhtme të Erjet Strefit dhe njerëzve të lidhur me të, konkretisht:

Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here