Me nisjen e pjesës së dytë të sfidës, “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain kanë treguar “dhëmbët” ndaj “Baskëve” të Real Sociedad, teksa vetëm 13 minuta pas goli të Kylian Mbappe kanë arritur të gjejnë edhe golin e dytë të sfidës.
Pasi merr një pasim të bukur nga spanjolli, Fabian Ruiz, “fantazisti” francez, Bradley Barcola u nis në sprint drejt portës së spanjollëve dhe pasi hyn në zonë ndëshkon portierin Remiro, me një goditje diagonale. Rezultati shkon në 2 me 0.