“Bën takime me 5 persona, i shet sikur janë 15”/ Zbardhen detaje të reja nga Asambleja e PS, gazetarja tregon si e ironizoi Rama deputetin

0
56

Gazetarja Eksiola Shehu ka treguar gjatë një interviste televizive disa detaje nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste gjatë javës që lamë pas.

Shehu është shprehur se kryeministri Edi Rama ka shigjetuar disa deputetë për punën e tyre, lidhur me aktivizimin në rrjetet sociale apo edhe takimet në terren.

Shehu tha se një nga të etiketuarit ka qenë edhe deputeti i qarkut të Vlorës, Anduel Tahiraj.

Sipas Shehut, Rama tha me ironi për Tahirajn se bën takime me 5 persona dhe e shet sikur ishin 15, duke përfshirë edhe fotografinë e Ismail Qemalit.

“Ka patur edhe momente interesante, batuta, komente dhe një ndër to ka qenë në momentin që është raportuar për qarkun e Vlorës, kryeministri Rama i është drejtuar deputetit Anduel Tahiri duke thënë ‘ja Andueli bën takime me 5 persona dhe e shet sikur bën me 15, edhe përfshinë edhe fotografinë e Ismail Qemalit’”, tha Shehu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here