“Aksioni nuk po ndërton asgjë opozitare”/ A do i bashkohet protestës së bashkimit të Rithemelimit të 20 shkurtit? Dashamir Shehi habit me përgjigjen epike

0
78

Në një intervistë televizive, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir Shehi ka mbajtur një qëndrim të prerë kundër aksionit të Rithemelimit.

Ai tha se nuk do të marrë pjesë në protestën që është paralajmëruar më 20 shkurt.

“Do ta gjykoj. Deri më sot nuk jam në protestë. Më duket sikur ky aksioni opozitar nuk po ndërton ndonjë gjë opozitare. Nuk shikoj asgjë racionale. Aksioni e ka nxjerrë opozitën nga parlamenti. Aksioni mund të kishte njëfare vlere deri për vit të ri, deri në dhjetor…. Nuk pres ndonjë gjë të madhe nga protesta sepse e ka ngarkuar me këtë lloj fryme.”

Cilat janë arsyet që zgjedh të mos shkojë në protestë?

“Sepse protesta po bëhet kush është lideri opozitar apo grupi më i fortë. Unë mendoj se protestat  duhen bërë me një platformë politike. U bë shumë kohë kemi dy vjet de gjysmë që merremi kush është grupi më i madh më i vogël, të jemi me Berishën apo Bashën”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here