Google search engine
Home Bota “U ekzeutuan në mënyrën më të tmerrshme, shumica janë njerëz të pafajshëm”/...

“U ekzeutuan në mënyrën më të tmerrshme, shumica janë njerëz të pafajshëm”/ Blinken ‘shuplakë’ Izraelit: Sulmi i Hamasit, s’mund të përdoret si licencë për të vrarë

0
69

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Izraeli nuk mund të përdorë sulmin e Hamasit të 7 tetorit si një licencë për të vrarë të tjerët, teksa bëri thirrje se ushtria e saj duhet të reduktojë numrin e viktimave civile në Gaza. Komentet e tij vijnë pasi lufta në Gaza kundër Hamasit vazhdon të tensionojë marrëdhëniet e Izraelit me Uashingtonin.

“Izraelitët u vranë në mënyrën më të tmerrshme më 7 tetor, Por kjo nuk mund të jetë një licencë për të vrarë të tjerët”, tha Blinken në një konferencë shtypi në Tel Aviv të mërkurën.

Më tej Blinken shtoi se shumica e viktimave në Gaza nuk kishin asnjë lidhje me sulmet e Hamasit. Ai shtoi se jeta e mijëra njerëzve në rrip, varen nga ndihmat që lejon Izraeli të futet. Ai i bëri një thirrje për reflektim Netanyahut, i cili ka refuzuar propozimet për një armëpushim.

“Shumica dërrmuese e njerëzve në Gaza nuk kishin asnjë lidhje me sulmet. Familjet në Gaza, mbijetesa e të cilave varet nga dërgimi i ndihmave nga Izraeli, janë njësoj si familjet tona. Ata janë nëna dhe baballarë, bij dhe bija, që duan të fitojnë një jetesë të mirë, të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, të kenë një jetë normale. Dhe ne nuk mundemi, nuk duhet ta harrojmë këtë”, theksoi Blinken.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here