Google search engine
Home Kronike Shkuan të sqaronin një sherr bashkë me të birin, dalin detaje të...

Shkuan të sqaronin një sherr bashkë me të birin, dalin detaje të reja nga arrestimi i nënkomisarit në Durrës

0
123

Zbulohen detaje të reja në lidhje me incidentin në Kavajë, ku nënkomisari Kastriot Gjolgecaj u arrestua, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i tij 24-vjeç, Denis Gjingecaj.

Burime nga policia thonë se shkak për konfliktin ne Kavajë është bërë një parakalim makinash. Djali i efektivit të policisë më datë 7 kishte qenë në Kavajë dhe në një rrugë konfliktuar me 29-vjeçarin, për shkak të një parakalimi. Ata kanë debatuar me njeri tjetrin dhe kanë shkëmbyer ofendime e kërcënime.

Më datë 8, 24-vjeçari bashkë me të atin shkojnë ne Kavajë për t’u përballur me 29-vjeçarin. Sapo ky i fundit është afruar afër tyre me makinë, 24-vjeçari nuk ka pritur, por ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte 29-vjeçari.  Ky i fundit është larguar me shpejtësi, fatmirësisht pa u lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here