Google search engine
Home Politike Rama: Kampusi i ri i Akademisë Ushtarake, sipas modelit amerikan West Point

Rama: Kampusi i ri i Akademisë Ushtarake, sipas modelit amerikan West Point

0
151

Kryeministri Edi Rama përcolli dje përmes rrjeteve sociale pamje nga kantieri ku po ndërtohet kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point”. Rama shkruan se kampusi i ri sipas modelit “West Point”, do të ketë standardet më të larta akademike. Sipas tij, ky model do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve. “Kantieri i kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura sipas modelit “West Point” që njihet për standardet e larta akademike, që do të sigurojë mjediset dhe infrastrukturën e nevojshme për arsimimin dinjitoz të studentëve mbi fusha të ndryshme të shkencave ushtarake”, shkruan Rama. Kampusi i ri është i vendosur pranë “Bunk’art”, në një sipërfaqe rreth 40 mijë metra katrorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here