Thellohet sherri brenda Rithemelimit, Salianji kërkon ndryshime në lidershipin e partisë, akuzon Berishën se është “salduar” në karrige dhe kërkon ngujim e grevë urie, Murrizi debat me Vokshin

0
67

Thellohet sherri brenda Rithemelimit. Teksa deri më sot “lufta” për karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike është zhvilluar mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji thotë se tashmë nuk është më koha e asnjërit prej tyre. Në një intervistë televizive Salianji duke folur për dy figurat kryesore në PD, thotë se kanë zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin. Sipas deputetit, partia nuk është pronë private dhe tashmë ka ardhur koha për një model ndryshe nga Basha e Berisha. “Unë kam qenë krah edhe në mendim që klasa politike ka nevojë për rinovim por këtu po u bë njeri kryetar nuk ikën më. Shiko ça ndodh te Basha, te ky që pretendohej të kishte shpresë se ka ardhur nga perëndimi. Sali Berisha ja ku e kemi, për këtë kam bërë betejë, nuk mund të jetë koncepti i pronësisë së partisë, Partia është pronë në interes të publikut, pronë publike. Nuk ka kryetar partie që e bën një gjë të tillë, hiq Fatos Nanon. Kryetar partie që të lëvizë në këtë vend pasi është bërë njëherë kryetar partie s’kemi asnjë”, deklaroi Salianji.

Sula: E morët në qafë Berishën

Ndërkohë, janë zbardhur detaje nga mbledhja e dy ditëve më parë e grupit parlamentar Bardhi-Berisha. Deputeti Ervin Salianji ka shtuar se sa i takon aksionit opozitar, situata duhet të radikalizohet deri në ngujim apo grevë urie. Ai ka theksuar nevojën që në mbledhje të diskutohej në lidhje me deklaratat e kish zv/kryeminitrit Arben Ahmetaj, në lidhje me Inceneratorët. “Më vjen keq t’iu them që çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohë që duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze të ish nr 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar ne kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohe si një prej pjesëtarëve të bandës tregoi se si përdoret pushteti për të pasuruar disa, për të goditur disa të tjerë, se si oligarkët marrin toke det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM! Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për të eliminuar kush ju del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet te mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njeri tjetrit për të fituar kohe e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim me pas. Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim”, deklaroi Bardhi. Ndërkohë, deputeti Dashnor Sula se ata e çuan Berishën deri në këtë pikë. Sipas tij ata i thanë Berishës që të mos paraqitet në SPAK. “Juve e morët më qaf Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit”, deklaroi Sula.

Murrizi debat me Vokshin

Nga ana tjetër, ish-deputeti Myslim Murrizin është përplasur në një studio televizive me deputeten Albana Vokshi. Daljen e protestuesve para Kuvendit dhe më pas tek rruga “Mustafa Matohiti” , Murrizi e ka konsideruar tubim. Murrizi solli dhe shembullin e protestave të huaja, ku protestuesit përplasen me hunj në dorë me policinë. “Ne nuk kemi bërë protestë, shpresoj që  të fillojë me 20 shkurt. Unë them se është tubim. Përplasen me policinë me hunj në dorë ato”, tha ai. Ndërsa, nga ana tjetër deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, tha se është protestë. Ajo theksoi se ata thyen xhamat e dyqaneve, por sipas saj në fund të ditës është e drejtë proteste. “Nuk i heqë asnjë pikë e asnjë presje, Murrizit. Unë gjykojë se është protestë. Ata thyen xhamat e dritareve ose xhamat e gjithë dyqaneve, por ama në fund të ditës është e drejtë proteste. Ne kemi ligjin nga Rama që dhe nëse njofton policinë se ka protestë ty të arreston”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here