Google search engine
Home Politike Kodi i ri Zgjedhor nxjerr jashtë loje Berishën dhe gjithë çetën e...

Kodi i ri Zgjedhor nxjerr jashtë loje Berishën dhe gjithë çetën e tij anti-amerikane, Rama-Basha gati Reformën Zgjedhore, ja çfarë pritet të ndodhë në 6 shkurt

0
132

Kodi i ri Zgjedhor duket se ka nxjerrë jashtë loje Sali Berishën dhe gjithë çetën e tij anti-amerikane, përfshi grupin e Gazment Bardhit. Pas shumë zvarritjesh kryeministri Edi Rama duket se është dorëzuar dhe ka pranuar që bashkë me Lulzim Bashën të çojnë përpara Reformën Zgjedhore, duke i dhënë kështu një “shuplakë” grupit të Bardhit dhe Berishës, të cilët po investohen për ta penguar e madje bllokuar atë. Kështu Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të mblidhet më datën 6 shkurt në orën 10:00. Në seancën dëgjimore, e cila fillimisht do të tentohet të mbahet fizikisht do të mbahet në sallën “Pjetër Arbnori” të Kryesisë së Kuvendit. Nëse do të ketë tentativa për ta bllokuar nga deputetët e Berishës dhe të Bardhit, atëherë do të kalojë online. Seanca e 6 shkurtit është caktuar të jetë me disa përfaqësues të Organizatave e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore. Deputet janë njoftuar me e-mail. “Më lejoni t’ju njoftoj se ditën e martë, datë 06 shkurt 2024, ora 12:30, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë mbledhje me rend dite si më poshtë:  Seancë dëgjimore me disa nga Organizatat e Shoqërisë Civile që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore. Mbledhja do të zhvillohet pranë Sallës Pjetër Arbnori, në katin e katërt”, thuhet në njoftim.

Celibashi thirrje partive: Realizoni ndryshimet sa më shpejt

Nga ana tjetër, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka bërë dje thirrje të gjitha partive politike që të angazhohen për realizimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sa më shpejt të jetë e mundur. Celibashi u bën thirrje të ulen në diskutime teksa ka mbetur pak më shumë se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare. Kjo thirrje e Celibashit për të realizuar më shpejt Reformën Zgjedhore vjen teksa mazhoranca dhe Partia Demokratike janë ulur në diskutime, ndërsa në anën tjetër grupi i deputetëve Berisha-Bardhi nuk lejojnë zhvillimin e mbledhjeve fizikisht dhe kërkojnë ndryshimin e përbërjes së komisionit. “E dimë që nëse do duhet të bëhen ndryshime do duhet të datojnë jo më vonë se 1 vit, ose në rastin më ekstrem 6 muaj para ditës së zgjedhjeve. Duket që faktori politik dhe institucioneve kanë pranuar nevojën për të bërë ndryshime në Kodin Zgjedhor, të paktën në disa aspekte të këtij kodi. Do ishte mirë që partitë politike, shumica qeverisëse dhe opozita të angazhohen për ti realizuar këto ndryshime sa më shpejt që të jetë e mundur”, deklaroi ai.

Votimi elektronik dhe vota e emigrantëve

Sakaq, për të realizuar votimin elektronik në 5 qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë dhe Fier, Celibashi thotë se konsensusi mes partive politike duhet të arrihet deri në fund të muajit shkurt. Kreu i KQZ thekson se kanë nevojë për të paktën 1 vit kohë për t’u përgatitur, ndërsa shton se partitë duhet analizojnë edhe kostot, pasi vlera është shumë e lartë që ky proces të shtrihet në 5 qarqe. “Do të jetë thuajse e pamundur, nëse partitë politike dhe qeveria nuk disponojnë në lidhje me këtë rekomandim të KQZ, brenda një periudhe, që ne kemi llogaritur fundin e muajit shkurt. Kemi nevojë për një vit kohë për këtë proces nëse duam që të mos marrë asnjë kritike dhe të mos vendoset në dyshim”, u shpreh ai. Ndërkohë një tjetër thirrje zoti Celibashi kishte për plotësimin e kuadrit ligjor për realizimin e votës së emigrantëve, siç urdhëron edhe Gjykata Kushtetuese. “Nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëkun ligjor sipas Kushtetuese, nuk mund të zhvillohet votimi nga jashtë”, sqaroi ai. Një tjetër problem për Celibashin mund të lindë edhe nga shfuqizimi i Herësit nga Gjykata Kushtetuese, ndaj ai sugjeron detajim në kod të këtij përcaktimi të Kushtetueses. “Është mirë që Kuvendi, partitë politike ta  adresojnë këtë çështje, sepse mund të prodhojë problematika. Edhe pse kushtetuta e ka një përcaktim për këtë, por kodi duhet ta detajojë këtë përcaktim të GJK”, nënvizoi Celibashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here