Duke folur për mënyrën se si politikanët i fshehin paratë, ai tregoi shembuj se si njerëz të besuar të zyrtarëve të lartë, marrin paratë e tyre për ti ruajtur dhe më pas largohet bashkë me to jashtë vendit.
Karamuço: 4-5 deputetë janë për kontroll pasuror në SPAK. unë nuk i përmend dot me emra por parashikimet në radhe siç vijnë, në shkurt do të ketë edhe nga këta që do të kenë probleme me SPAK.
Ka katër histori jetësore që të bëjnë shumë përshtypje. Ka qenë një njeri i besuar i një politikani i cili ishte biznesmen. Politikani jepte para nga këto tenderat e famshëm, ai i bënte të ligjshme duke i injektuar në biznes. Një ditë biznesmeni i mbyll të gjitha bizneset këtu dhe ikën në Amerikë duke marrë me vete edhe lekët e politikanit me vete. Sot ai ka një bust të politikanit në shtëpi dhe kur e pyesin çfarë e ke, u thotë “ky më ka bërë njeri mua. Unë e fillova nga zero”.
Rasti i dytë, ishte një ish politikan që ka pasur shoferin e tij dhe me atë i ndante të gjitha. Ai ishte i besueshmi. Këta gjithmonë luajnë me këto. Shoferi ikën në Belgjikë, blen lokal atje dhe i lë të gjitha këto të tjerat. Kur politikani largohet për vete, shkon në Belgjikë dhe i thotë “ore, ato lekët e mia”. Shoferi i thotë “s’ka lekë për ty”. Politikani mbeti me duar në xhepa.
Di një rast tjetër të një ish politikani që vuan nga depresioni se humbi para të madhe nga kriza e bankave të Qipros.