Google search engine
Home Politike Arben Ahmetaj intervistë “bombë” në televizionin e Sali Berishës, paralajmëron zbardhjen e...

Arben Ahmetaj intervistë “bombë” në televizionin e Sali Berishës, paralajmëron zbardhjen e skandaleve të qeverisë, Ministria e Jashtme i heq pasaportën diplomatike

0
98

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj do japë një intervistë nga arratia sot në mbrëmje. Ai do shfaqet në emisionin e televizionit të familjes “Berisha”, në Syri Tv. Sipas gazetarit Çim Peka, Ahmetaj do bëjë akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama lidhur me inceneratorin e Tiranës, pazaret e oligarkëve me Ramën e Veliaj. Po kështu ai shkruan se Ahmetaj do rrëfejë ndarjen e tij me Ramën, kërcënimet me jetë dhe pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pasi urdhër-arrestit. “Shpërthen Arben Ahmetaj. Jo thjesht përgjigje, por akuza të rënda për Edi Ramën. Kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës. Pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn. Kur, si dhe pse u ndanë me Edi Ramën? Pse vendosi të mos kthehet në Shqipëri pas vendimit për arrest? Dhe kërcënimet me jetë… Një rrëfim si kurrë më parë”, shkruan ai. Ndryshe nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që ra në burg, Ahmetaj u tregua më inteligjent dhe mori të gjitha dosjet e aferave në qeveri dhe u arratis. Sinjalet se Ahmetaj pritet të hapë “Kutinë e Pandorës” për të gjithë qeverinë socialiste i dha vetë ish-ministri socialist. Përmes një reagimi të gjatë disa muaj më parë, të cilin e publikoi në llogarinë e tij në “Facebook”, Ahmetaj u përpoq të shfajësohej, duke e nxjerr veten e larë nga afera e inceneratorëve, teksa la të nënkuptohet se është gati të kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë nëse i japin garanci për familjen. I drejtpërdrejt në atë që thoshte, ish-ministri më i fuqishëm i PS, mesazhin më të fortë ja dërgoi kryeministrit Edi Rama dhe Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që me sa duket i prishi atij qetësinë e madje edhe pushimet verore. Ndër rreshta ai ka përmendur edhe një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

Ministria e Jashtme i heq pasaportën diplomatike

Lajmërimi i Ahmetajt se do të flasë, ka alarmuar qeverinë socialiste. PS ka ndërmarrë një tjetër hap për tu distancuar dhe zhveshur nga çdo privilegj ish-zëvendës kryeministrin në arrati.“Top Channel”, media që mbështet kryeministrin Rama njoftoi në një lajm ekskluziv ditën e djeshme se Ahmetajt i është hequr pasaporta diplomatike. A është trembur Rama nga ajo që mund të nxjerrë nga goja ish-ministri socialist? Pas lajmit për heqjen pasaportës diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme ka sqaruar procedurën ligjore që ndiqet për pavlefshmërinë e pasaportës diplomatike. E pyetur për procedurën kjo ministri sqaroi se: “Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatike është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administrative, e cila bazohet në VKM 389, datë 12.06.2019, “Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit” pikat 3,4,6,7 dhe Ligji nr. 8668, datë 23.10.2000, i ndryshuar “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, neni 8 dhe neni 9. Bazuar në sa më lart, MEPJ sipas procedurës standarde përcjell njoftimin për shpalljen e pavlefshme të pasaportës në të gjitha përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here