Marrëdhëniet e Gazment Bardhit dhe grupit të tij me amerikanët kanë qenë zero. Bllokada e SHBA erdhi që në momentin kur ata dolën nga rreshti dhe mbështetën Sali Berishën si politikanin që mund të bashkonte Partinë Demokratike. Amerikanët dhe britanikët, që pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit, paralajmëruan aktorët politikë për shkëputje nga e shkuara. Madje në një reagim për gazetën “SOT”, pak kohë më parë SHBA i dha një “shuplakë” të fortë Bardhit dhe gjithë atyre që i shkojnë pas “non-gratës” se duhet ta mendojnë edhe një herë hapin që po hedhin dhe të kenë kujdes marrëdhëniet me të sanksionuarin nga SHBA.
“Ambasada e SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me individët e shpallur ‘non-grata’ dhe nxisim te gjithë aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, deklaroi ambasada e SHBA. Por së fundmi ka ardhur një kthesë nga Gazment Bardhi dhe kjo ka ndodhur që në momentin kur Berisha u fundos nga SPAK. Ditën e djeshme “renegati” i Lulzim Bashës ka tentuar të çajë rrethimin anglo-amerikan për grupimin e Sali Berishës nëpërmjet “Mëngjesit të Lutjeve”. Bardhi ka lënë në mes “revolucionin”, për të shkuar në SHBA, aty ky “baba i revolucionit” nuk shkel dot, pasi e kanë shpallur “non-grata”. Por ajo që nuk theksoi Bardhi është se kjo vizitë në SHBA ka ardhur me ftesën e Fatmir Mediut.
Prapaskenat tek “Mëngjesi i Lutjeve”
Mediu ka bërë bashkë disa deputetë nga grupi i Gaz Bardhit. Megjithëse moti ishte i ftohtë dhe era të “thante”, ligjbërësit shqiptarë, deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja Dhurata Çupi, zoti Gazmend Bardhi dhe zoti Everest Dedja, gazetar shqiptar, të porsardhur nga Europa, mbërritën në kohën e caktuar, përpara ndërtesës së bukur Thomas Xheferson, ndërtesa më e vizituar e Bibliotekës së Kongresit amerikan në Uashington DC. Po ashtu i ftuar ka qenë dhe Damian Gjiknuri. Bardhi madje për ta shitur veten si të rëndësishëm ka prere më dysh, një fotografi që kishin bërë bashkë me Gjiknurin dhe kongresmenin Pete Sessions, dhe deputeti i PD e paraqiste si takim më vete me të, ndërsa këta të tjerët si takim të përbashkët.
Edhe vizita tek dera e librarisë së Kongresit ishte interesante, edhe pse ajo e kishte pushim dhe ishte e mbyllur, por aty kishin gjetur një nëpunëse që u kishte treguar oraret kur funksiononte dhe si funksiononte. Pastaj vjen ora e vërtetë e vizitës së Mediut në kafen e Kongresit amerikan. Çdo kongresmen që “kapet në flagrancë në kafe”, është i detyruar të dalë në foto me të, duke i rënë nga supi dhe duke i thënë a mund të bëjmë një foto se jemi ca deputetë nga Shqipëria. Ndonjërit që është i moshuar, i thonë dhe mos lëviz se afrohemi ne. Dhe kështu kompletohet dita e parë dhe e dytë e vizitës në Uashington. Por këtë radhë mund të bëjë dhe pak dëm pa dashje. Meqë ka marrë me vete Gazment Bardhin, ata të Departamentit të Shtetit mund ta marrin seriozisht dhe ta presin për një kafe pune. Detajet nga vizita e tyre ka dhënë Merita B. McCormack, e cila dhe i ka shëtitur ata në Kongres. “Mëngjesi i së hënës të fundit të janarit na mblodhi në Rrugën e Pavarësisë, pranë ndërtesës së Kapitolit në Uashington DC.
Megjithëse moti ishte i ftohtë dhe era të “thante”, ligjbërësit shqiptarë, deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, zonja Dhurata Çupi, zoti Gazmend Bardhi dhe zoti Everest Dedja, gazetar shqiptar, të porsardhur nga Europa, mbërritën në kohën e caktuar, përpara ndërtesës së bukur Thomas Xheferson, ndërtesa më e vizituar e Bibliotekës së Kongresit amerikan në Uashington DC. Megjithëse të hënave ky institucion nuk hapet për vizitorët, ligjbërësit shqiptarë dhe gazetari u mirëpritën si miq specialë nga Divizioni European brenda së cilit gjendet edhe “Albanian Desk” (Tavolina ose Seksioni i pavarur i shqipes). Shkruaj i pavarur pasi gjuha shqipe ka pas qenë klasifikuar nën umbrellën e gjuhëve sllavike më përpara e tashmë është direkt nën Divizionin European. Vizitorët, që gjenden zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Mëngjesin Kombëtar Amerikan të Lutjeve, patën mundësinë e vizitës së koleksionit të referencave për veprat në gjuhën shqipe (kjo përmbledhje përfaqësohet me materiale nga çdo vend ku flitet shqip)”, shkruan ajo.