Pas vizitës me Hasanin, ministri i Jashtëm turk bën paralajmërimin e fortë: Do të ndjekim hapat rigoroze për pastrimin e Shqipërisë nga…

0
70

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është takuar me homologun e tij shqiptare, Igli Hasani.

Në një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit, Hakan vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, të cilat siç tha duhet të kalojnë në një stad më lart në shkëmbimet ekonomike.

Kryediplomati turk nënvijëzoi se ndër të tjera kishte biseduar me homologun e tij për hapat rigogroze që duhen ndjekur për të pastruar ato që i cilësoi mbetjet e fundit të  FETO në Shqipëri.

“Ne bëmë edhe diskutime për luftën kundër terrorizmit. Diskutuam për pastrimin e mbetjeve të fundit të FETO në Shqipëri, ndaj treguam ndjeshmërinë që ka Turqia ndaj kësaj çështjeje dhe mbi hapat që mund të hidhen konkretisht për këtë”, tha ministri i Jashtëm i Turqisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here