Google search engine
Home Politike Drejtesi Mori ryshfet për vendimin, GJKKO merr vendimin drastik ndaj ish-gjyqtares Zamira Vyshka...

Mori ryshfet për vendimin, GJKKO merr vendimin drastik ndaj ish-gjyqtares Zamira Vyshka dhe avokatit Ilir Pashaj

0
91

Apeli i Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion (GJKKO) ka dhënë vendimin për ish gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, për të cilën ka konfirmuar dënimin e burgim deri në 2 vite.

Apeli ka dhënë vendim dhe për avokatin Ilir Pashaj, për të cilin do të dënohet me 1 vit e katar muaj burgim.

““Deklarimin fajtor të të pandehurës Zamira Vyshka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

 Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.

 Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

 Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh|, thuhet në vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Florjan Kalaja (anëtar), sot më datë 26.01.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 5/62 akti, datë 15.12.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit Z.V. dhe I.P., kundër vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Zamira Vyshka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

1-Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2-Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht ankuesve Z.V. dhe I.P.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here