Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd, Alibeaj, ka folur në nisje të punës së këtij organi. Ai iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike.
“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thërijë ime, siç ishte edhe një javë ë parë, I adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetë PD I qëndrojmë, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm këtij, port ë gjitha komisionet në prani fizike”, tha ai.