Euro 2024/ Kuqezinjtë pa bileta, UEFA bën veprimin e paprecedentë ndaj tifozëve shqiptar

0
99

Sigurimi i një bilete për kampionatin evropian rezultoi një mision i pamundur për tifozët kuqezi, të cilët kanë marrë një tjetër zhgënjim nga UEFA. Përgjatë së enjtes, nëpërmjet e-mail, qeveria evropiane e futbollit ka komunikuar përgjigjet për aplikimet e bëra, ku për tifozët shqiptarë, përgjigjet kanë qenë negative. Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve.

Në këtë situatë, gjasat për sigurimin e një bilete ishin të pakta. Të gjithë tifozët të cilët kanë aplikuar, mund të kontrollojnë përgjigje e tyre dhe në portalin e UEFA, aty ku shkruhet se faza e përzgjedhjes tanimë ka përfunduar. Fatlumët do të mund të vijojnë më tej për të kryer pagesën, ndërsa çmimet nisin nga 30-400 euro për një biletë. Shanci i vetëm ku mund të përfitojë një tifoz i pakualifikuar është vetëm në momentet kur njëri prej fituesve vonon kryerjen e pagesës, por kjo pak gjasa ka të ndodhë.

Duket se pjesa më e madhe e tifozëve fitues janë ata të vendit organizator, pra Gjermanisë edhe pse UEFA nuk ka konfirmuar shifra fikse sa i përket shpërndarjes. Kujtojmë se Shqipëria është shortuar në grupin B me Kroacinë, Italinë dhe Spanjën. Aventura e kuqezinjve në finalet e kompeticionit do të nisë në 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, 4 ditë më pas ndaj Kroacisë në Hamburg dhe ndeshja e tretë ndaj Spanjës në Dusseldorf më 24 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here