Bajram Begaj gradon ushtarakët përgjegjës për ndërtimin pa leje në bazën ushtarake të Shëngjinit, si i lëvizte presidenti fijet në prapaskenë për skandalin e madh që po e heton drejtësia e re

0
48

Presidenti Bajram Begaj dekretoi dy ditë më parë dhënien e gradave madhore për 5 ushtarakë. Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari shprehet se dy prej ushtarakëve, Ilir Xhebexhina dhe Altin Kurti kanë përgjegjësi ligjore për ndërtimin pa leje për bazën ushtarake të Shëngjinit dhe janë kallëzuar nga vetë ai në SPAK bashkë me Bajram Begajn.“Korrupsioni me godinën 4-katëshe në Bazën e Shëngjinit dhe karshillëku i Begajt që i bën SPAK-ut me gradimin e gjeneralëve të rinj. Begaj dikur nuk çoi për ndjekje penale dy komandantët madhorë, lejoi me vetëdije ndërtimin e godinës në Bazën e Shëngjinit dhe shkarkoi komandantin e Bazës që kërkonte bllokimin e ndërtimit.  Dy ditë më parë gradoi dy komandantët madhorë, të cilët nuk kishin zbatuar urdhrin e tij nr. 16, datë 18 dhjetor 2020”, u shpreh Meçollari.

Prapaskenat

Gjithashtu, Artur Meçollari  liston në rend kronologjik të gjitha zhvillimet për këtë skandal duke treguar rolin e presidentit Begaj, ish-ministres Olta Xhaçka dhe Niko Peleshit. “Në muajin nëntor 2020 nisën punimet e godinës brenda bazës me shkelje syri.  Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA ishte gjeneralmajor Barjam Begaj, Komandant i Forcës Detare gjeneralbrigade Ilir Xhebexhia dhe Komandant i Policisë Ushtarake kolonel Altin Kurti. Në fillimi të muajit dhjetor e bëra publike shkeljen ligjore që lidhej me këtë ndërtim. Më 18 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nxjerr një urdhër, Nr. 16, që Pollicia Ushtarake të vendoset në Shëngjin për të ndihmuar Forcën Detare në sigurimin e Bazës detare të Shëngjinit dhe moslejimin e punimeve; Më 19 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare t? Shëngjinit i kërkon oficerit të Policisë Ushtarake të vendosur në bazë që ta ndihmojë të nxjerri jashtë bazës punonjësit civile të firmës private që ndërtonte pallatin.  Policia Ushtarake refuzon ta ndihmojë. Më 20 dhjetor 2020 komandanti i Bazës Detare të Shëngjinit i raporton komandantit të Forcës Detare se Policia Ushtarake nuk po e ndihmon për zbatimin e urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm për sigurimin e bazës dhe pezullimin e punimeve në godinë.  Ky informacion i shkon dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Më 22 dhjetor 2020 ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj i propozon Ministrit të Mbrojtjes lirimin nga detyra të komandantit të Bazës Detare të Shëngjinit; Më 23 dhjetor 2020 me urdhrin nr. 1638 ish-Ministri i Mbrojtjes Olta Xhaçka liron nga detyra pa motivacion komandantin e Bazës Detare të Shëngjinit. Deri në 23 dhjetor 2020 godina ishte në themele.  Punimet vijonin edhe pse kishte në urdhër të Begaj për bllokimin e tyre.  Punimet e godinës u ndërprenë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi në 6 mars 2021 kur godina kishte mbërritur në katin e katërt.

Hetimet e SPAK

Gjithashtu Meçollari ka nxjerrë dhe dokumentin për dy komandantët madhorë dhe Begajn të cilët i ka kallëzuar në SPAK. “Moszbatimi i urdhrit nga drejtuesit ushtarak, sipas nenit 47 të Kodit Penal Ushtarak, përbën vepër penale.  Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bajram Begaj nuk hetoi apo kallëzoi penalisht asnjë komandant që nuk kishte zbatuar urdhrin e tij, por bashkë me Ministrin e Mbrojtjes shkarkoi nga detyra, Komandantin e Bazës, pikërisht atë që kërkonte zbatimin e urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.  Begaj me urdhrin e nxjerrë në datën 18 dhjetor 2020, synonte të ndërtohej godina, por ai vetë të dukej si i papërfshirë. Begaj dhe dy komandantët madhorë janë kallëzuar nga unë në SPAK, kallëzim i cili është regjistruar me Nr. 109/2021. Begaj është pyetur dy herë nga SPAK në kuadër të hetimit. Po ashtu dhe komandantët madhorë”, përfundon shkrimin në rrjetin e tij social Meçollari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here