“Mund të jesh i pavarur ose të flirtosh me pushtetin apo politikën”/ Kreu i SPAK zbulon ku po investohen paratë e konfiskuara

0
67

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani në një takim të organizuar nga Komiteti i Helsinkit është shprehur se institucioni që ai drejton është i pavarur nga pushtetet e tjera.

“Mund te jesh i pavarur por mund të zgjedhësh të filtrosh me pushtetin apo politikën”, tha Dumani teksa shtoi se vetëm ata me integritet mund t’i rezistojnë joshjes dhe presionit të pushtetit.

Ndër të tjera kreu i SPAK u ndal dhe te investimet teknologjike në Prokurorinë e Posaçme, ku tha se përveç buxhetit që është alokuar për ta, do të përdorin dhe të ardhurat nga pasuritë e konfiskuara nga krimi.

“Kemi investuar shume edhe ne teknologji sepse këto mjete kërkimi nuk mund te jene te suksesshme nëse nuk ke mjetet e teknologjisë. Duhet edhe një buxhet i mire dhe deri tani jemi financuar mire nga buxheti i shtetit por po përdorim edhe te ardhurat pasuritë e konfiskuara nga krimi qe kapin miliona euro dhe gjitha i kemi investuar ne teknologji dhe kjo na sjell rezultate konkrete. Për te qene i suksesshëm ne luftën kundër krimit duhet te kesh legjislacion te mire dhe është i mire dhe te kesh struktura te specializuara kundër luftës kriminale dhe korrupsionit.

Dy fenomenet me shqetësuese janë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe struktura speciale është SPAK per t’i luftuar. Tjetra është te krijosh edhe pavarësinë, dhe sa i përket pavarësisë sigurohet nga kushtetuta dhe ligjet ne fuqi. Jua them me siguri se kemi pavarësi totale nga pushtetet e tjera. Nuk kemi marrëdhënie kontrolluese nga institucionet e tjera. Pavarësisht te gjitha këtyre ne fund te ditës gjithçka varet nga integriteti i prokurorit dhe gjyqtareve, gjithçka varet tek integriteti i secilit aktor. Mund te jesh i pavarur por mund te zgjedhësh te filtrosh me pushtetin apo politiken. Vetëm ata me integritet mund ti rezistojnë joshjes dhe presionit te pushtetit”, ka deklaruar Dumani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here