A do të thirret Meta në SPAK? Ja si përgjigjet Altin Dumani

0
136

Në Shkodër Altin Dumani tha se objektivi në 5 vitet e ardhshme është të ketë rënë miti i pandëshkueshmërisë, zyrtarë të niveleve të larta të merren nën hetim.

A do të merren në pyetje Edi Rama dhe Ilir Meta?

Objektivat janë që pas 5 vitesh SPAK të ketë dhënë prova që në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, dmth që zyrtarët e nivelit të lartë do merren në përgjegjësi penale, objektiv i arritshëm.
Kemi vështirësi shumë, shpresoj në rritjen e numrit të prokurorëve dhe hetuesve. Kemi shumë vështirësi në hetim. Nuk bëjmë gjëra të paimagjinueshme, bëjmë detyrën tonë.
Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media. Presionet politike nuk na bëjnë përshtypje. E kemi zgjedhur ta bëjmë këtë punë. Mua nuk më shqetëson fare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here