“Njëri prej kalimtarëve në gjendje të rëndë”, Spitali i Traumes njofton situatën shëndetësore të 2 personave të lënduar nga rënia e skelës

0
87

Shembja e skelës së pallati në Tiranë shkaktoi lëndimin e dy kalimtarëve, përkatësisht Hysen Lavdari dhe Imelda Shkembi në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Kalimtarët u transportuan me urgjencë në spital, ndërsa 70-vjeçari i lënduar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ju informojmë se pacienti me inicialet H.L. është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pacientja me iniciale  I.Sh. në gjendje shëndetësore stabël, po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor”, njoftoi Spitali i Traumës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here