Google search engine
Home Politike “Kushdo që ka informacion ta ndajë me ne”, DEA bën thirrjen me...

“Kushdo që ka informacion ta ndajë me ne”, DEA bën thirrjen me rëndësi për qytetarët

0
102

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se Washingtoni është i përkushtuar të punojë me Tiranën për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Po ashtu DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë me personelin, duke lënë të dhënat e kontaktit celular dhe email.

Njoftimi i plotë:

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here