Agjentë të autoriteteve italiane kanë zbarkuar të enjten në SPAK, për të marrë në pyetje killerin me pagesë Nuredin Dumani, i cili po shihet si “minierë ari” edhe nga agjencitë e huaja.
Dyshohet se Dumani ka dijeni edhe mbi ngjarje të rënda kriminale të ndodhura jashtë vendit.
Sipas informacioneve thuhet se hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lëndësh narkotike por edhe vepra të tjera penale.
Burime te tjera bëjnë me dije se interes për të pyetur vrasësin me pagesë për ngjarje të caktuara ku janë përfshire grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci të tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.