Google search engine
Home Politike KQZ jep vendimin për deputetin që zëvendëson Ahmetajn në karrigen e Kuvendit

KQZ jep vendimin për deputetin që zëvendëson Ahmetajn në karrigen e Kuvendit

0
93

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të hënë që karrigen e deputetit Arben Ahmetaj, t’ja kalojë Plarent Ndrecës.

Mandat i cili sot i përket Ndrecës, ju hoq Ahmetajt pas një kërkese pasi ky i fundit bëri 6 muaj pa shkuar në Kuvend më 6 Janar 2024. Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës.

Njoftimi i KQZ: 

“Në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të zhvillojë seancë publike:

Data e seancës: 15.01.2024, ora 11:00

Rendi i ditës:

Çështje për shqyrtim rishtas

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Tiranë, z. Plarent Pjetër Ndreca”– thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here