Fituesi i edicionit të parë të “BBVIP”, Ilir Shaqiri, në një intervistë të fundit për “Pardon My French”, me Jonida Alickollin dhe Lei Krajën, ndër të tjera foli edhe për sezonin e ri të reality show-t, që nis më 13 janar.
Si tashmë një “ekspert” i formatit, Iliri përmendi dy emrat që mendon se mund të jenë deri në finalen e edicionit të tretë, nisur nga lista e personazheve që ka qarkulluar këto ditë në mediat e rrjetet sociale, e që në 90% pritet të jetë lista përfundimtare.
Duke thënë se e ka parë listën, ai u shpreh se mendon që Julian Deda dhe Romeo Veshaj do jenë deri në finale:
“Nga gjithë ajo listë që doli, unë njoh 5-6 veta, që i njoh nga afër. Të tjerët nuk i njoh sepse nuk ka lidhur asgjë. Sigurisht, është një kast shumë i ndryshëm, ka shumë karaktere të ndryshme. Unë e kam të qartë kush do të ketë një lloj fërkimi shumë të fortë, sepse i njoh që të dy dhe e di që të dy do të luftojnë shumë fort për të arritur finale dhe për të fituar, po flas për Romeon dhe Julianin..”
S’na mbetet gjë tjetër vecse të presim e të shohim nëse parashikimi i Ilirit do të dalë, ndërsa “BBVIP3” vjen më ndryshe se asnjëherë, me moderator Ledion Licon, regjizor të ri, Ergys Lubonjën, opinioniste Ori Nebiajn në krah të Arbër Hajdarit, madje me shumë të reja edhe në “Fan Club”.












































