Skandali seksual në zyrën e Bashkisë Kukës, ja sa vite burg kërkon SPAK për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

0
88

Këtë te premte SPAK  ka kërkuar tre vjet burg për Safet Gjicin, një vit burg për Alma Kaçin, ndërsa akuzohen për korrupsion pasiv e aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të Bashkisë së qytetit verilindor.

Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga shtetasja Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Prej kësaj kohe Gjici ndodhet prapa hekurave, ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here