Google search engine
Home Politike Drejtesi “Kuvendi ka cënuar të drejtën e votës me boshllëkun ligjor”, Gjykata Kushtetuese...

“Kuvendi ka cënuar të drejtën e votës me boshllëkun ligjor”, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për Votën e Diasporës

0
85

Ditën e sotme ka përfunduar afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për Votën e Diasporës nga Kuvendi i Shqipërisë. Në Janar të vitit 2023 Gjykata Kushtetues ka zbardhur vendimin pas kërkesës së dërguar nga shoqata “Diaspora për Shqipërinë e lirë”, duke i kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që bëjë të mundur të drejtën kushtetuese të diasporës për të votuar.

Nga ana tjetër Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka dalë me nje dokument zyrtarë dhe veprimtari konkrete ligjore në përputhje me vendimin e zbardhur të Kushtetueses.

“Garantimi i të drejtës së votës nga Kushtetuta nënkupton se është detyra e ligjvënësit ta materializojë dhe specifikojë këtë të drejtë në ligje përkatëse.”-thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese sipas vendimit, e mori kërkesën për shqyrtim në formë të pjesshme dhe i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të plotësoj boshllëkun ligjor, duke i kërkuar konkretisht në raport me Kushtetutën, Kodi Zgjedhor të përfshijë të drejtën për të votuar emigrantët. 

“Gjykata vlerëson se i përket Kuvendit të plotësojë boshllëkun ligjor të lartpërmendur brenda një afati që në rastin konkret konsiderohet të caktohet një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.” – përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetuse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here