Google search engine
Home Kronike Kush është shqiptari që u arrestua me kokainë në Greqi, zbardhen detaje...

Kush është shqiptari që u arrestua me kokainë në Greqi, zbardhen detaje të reja (Emri)

0
100

Një 45-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë greke, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë e pastër.

Bashkë me kokainën, u sekuestrua një kallashnikov, një pistoletë dhe 146 fishekë, nga departamentit të anti drogës greke në banesën në Koropi të Athinës.

 

Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga shqiptari, i cili u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative. Shqiptari është Vaska Qirjako Leka, i datëlindjes 1979.

Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që Leka mund të ketë bashkëpunuar.

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here