Zbardhen detaje tronditëse, Erjon Pelivani përdhunonte të miturën në shtëpi

0
104

Detaje shokuese janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Volos të Greqisë ku 50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari vrau me pushkë përdhunuesin e vajzës 18-vjeçare njëkohësisht edhe kunati i tij, Erjon Pelivani. Sipas raportimeve mësohet se vajza është abuzuar seksualisht nga vëllai i njerkës brenda shtëpisë së saj që nga mosha 9-vjeç.

Sipas avokatit të 50-vjeçarit Erjon Pelivani kishte akses të hynte i lirë në shtëpi ndërsa edhe abuzimet me vajzën kishin ndodhur në ambientet e shtëpisë. Më tej avokatja ka shtuar se aktet e rënda kanë ndodhur brenda banesës në momentin që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i vogël i vajzës, i cili në atë kohë ishte 4-vjeç. Vajza u ka treguar motrave të saj se ngacmohej seksualisht, por jo se ishte e përdhunuar dhe pa përmendur emrin e personit.

“Babai në orët e mëngjesit të së hënës i ka takuar për të sqaruar se çfarë po bëhej me paratë e qirasë. Pas një bisede me vajzën e tij, ajo e informoi për përdhunimet dhe shantazhet, por nuk e tregoi identitetin e personit.

Ata erdhën në zyrën time të hënën në mëngjes për të diskutuar se si të zgjidhnin problemin. Domethënë po bëheshim gati të ngrinin një padi duke pritur që vajza të na tregonte se kush ishte personi. Por të martën, 50-vjeçari zbuloi emrin e përdhunuesit në mëngjes pas presionit të vazhdueshëm ndaj vajzës së tij,” shtoi avokati.

Vajza mësohët se kishte në dispozicion videot me të cilat 33-vjeçari e shantazhonte, por nuk ia tregonte babait të saj.

“I tregoi vetëm sms-të që vërtetonin çfarë po thoshte”, tha avokati. “Që nga mëngjesi i së martës kur ai e mori vesh, deri në pasditen e së martës nuk kishim asnjë kontakt. Pas ngjarjes ai ishte në gjendje të rënduar psikologjike, më tregoi se çfarë ndodhi dhe unë e këshillova që të informonte autoritetet dhe të dorëzohej tek autoritetet,” shtoi avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here